• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARMIQËSIA PASKA SHKUAR THELLË? Mbi 2 orë nga vdekja e Aneta Ramës, asnjë mesazh ngushëllimi për Ramën nga Meta e Basha
Home
Politikë

ARMIQËSIA PASKA SHKUAR THELLË? Mbi 2 orë nga vdekja e Aneta Ramës, asnjë mesazh ngushëllimi për Ramën nga Meta e Basha

1 August, 2020 s.autor Politikë

Kryeminstri Rama dha mëngjesin e sotëm lajmin e trishtë se nëna e tij Aneta Rama nuk jetonte më.

Aneta Rama u nda nga jeta orën 05.00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e saj. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa prej ditësh ndodhej e shtruar në spital.

Një javë më parë Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj. “Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkroi Rama ndër rreshta për humbjen e të ëmës.

Mirëpo, kur kanë kaluar më shumë se dy orë nga bërja publike e lajmit se Aneta Rama nuk jeton më, nga opozita dhe Presidenca nuk ka asnjë mesazh ngushëllimi për kryeministrin, raporton newsbomb.al. Nuk dihet nëse Ilir Meta, Lulzim Basha apo aktorë të tjerë të rëndësishëm të politikës shqiptare i kanë dërguar mesazh privatisht kryeministrit, por në raste të tilla këto mesazhe bëhen publike, pavarësisht përplasjeve politike.

Mesazhi i vetëm publik për kryeministrin ka ardhur nga Kosova. Presidenti Thaçi shpërndau postimin e Ramës për humbjen e nënës dhe shkruante “I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes.”

Një model që ka mbetur thellë në mendjen e të gjithëve, është ai kur Sali Berisha pavarësisht përplasjeve të drejtpërdrejta me Fatos Nanon, i dha leje këtij të fundit të dilte nga burgu dh t’i jepte lamtumirën e fundit të ëmës që kishte ndërruar jetë.

Lideri historik i së majtës mori në atë kohë 17 orë leje nga autoritetet shtetërore për të dalë nga burgu i Bënçës ku vuante dënimin, me “OK” e Presidentit Sali Berisha. Pavarësisht se ishte rivali i tij më i madh, Berisha “e liroi” Nanon për vdekjen e nënës, ndërsa lideri historik i së majtës e vlerësoi lart këtë veprim të Presidentit të atëhershëm.

“Dua të falënderoj autoritetet që më dhanë mundësinë t’i jap lamtumirën e fundit, bashkë me njerëzit e mi më të afërt, nënës sime. I falënderoj sepse do të përgëzoja faktin që ata e njohin armëpushimin. Para vdekjes dhe hasmit ulin armët. Do të doja që këtë ta bënin edhe përballë të gjallëve”, shprehej Nano gjatë ceremonisë mortore të nënës së tij.

Por ne kete rast, kreret opozitare te politikes me sa duket po vonohen shume te urhherojne stafet e tyre te shkruajne dy rreshta ngushellimi ne rrjetin social. Reagojne dhe per ngjarjet me banale, ndersa nje njeri, ne rastin konkret kryeministri i Shqiperise ka humbur gjene me te shenjte: Nenen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KËRKOVA DASHURI POR GJETA SHUMË..."/ Jona Spahiu i uron ditëlindjen kunatës së saj me fjalët më të veçanta (FOTO)
Previous article HAKMARRJA MES FISEVE NË VLORË/ Nihat Xhaferajt i bëhet atentat për herë të dytë

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT