• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULIMI/ Pse disa njerëz që nuk janë infektuar me Covid-19, mund të kenë imunitet
Home
Jetë

ZBULIMI/ Pse disa njerëz që nuk janë infektuar me Covid-19, mund të kenë imunitet

31 July, 2020 F.autor Jetë

Sistemet imunitare të disa njerëzve, që nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj koronavirusit, mund të kenë një familjaritet me patogjenin dhe mund të ndihmojnë për të zvogëluar ashpërsinë e sëmundjes nëse ai person infektohet me Covid-19, sipas një studim i ri, raporton CNN.

Studimi, i botuar në revistën “Nature”, zbuloi se midis një kampioni prej 68 të rriturish të shëndetshëm në Gjermani që nuk ishin infektuar me koronavirusi, 35% kishin qeliza T në gjakun e tyre.

Qelizat T janë pjesë e sistemit imunitar dhe ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga infeksioni. Reaktiviteti i qelizave T tregon që sistemi imunitar mund të ketë luftuar me një infeksion  të ngjashëm dhe organizmi  mund  të ndihmojë në luftimin e një infeksioni të ri, shkruan abcnews.

Pra, si  sistemi i tyre imunitar mund të ketë qeliza T reaktive nëse nuk kanë qënë kurrë të prekur nga Covid-19? Këto qeliza  “ndoshta u krijuan në infeksione të mëparshme me koronaviruse endemike”, sipas studiuesve  nga institucione të ndryshme në Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar. Përdorimi i kësaj memorie të qelizës T nga një infeksion tjetër i ngjashëm, për t’iu përgjigjur një infeksioni të ri quhet “reaktivitet i kryqëzuar”.

Studimi përfshin analizimin e mostrave të gjakut nga 18 pacientë Covid-19, të moshës 21 deri 81 vjeç, dhe dhurues të shëndetshëm, të moshave 20 deri 64 vjeç, në Gjermani. Studimi zbuloi se qelizat T reaktive ndaj koronavirusit u zbuluan në 83% të pacientëve që ishin të infektuar me Covid-19.

Studiuesit gjithashtu gjetën  qeliza T me “reaktivitet të kryqëzuar” te donatorët e shëndetshëm. Ata deklaruan  se ndikimi që këto qeliza mund të kenë në rezultatin e një sëmundjeje Covid-19 mbetet ende e panjohur.

Studimi  kërkon më shumë hulumtime, tha Dr. Amesh Adalja, studiues në Qendrën Universitare për Sigurinë Shëndetësore të Johns Hopkins, i cili nuk ishte i përfshirë në studimin e ri.

Deri më tani gjatë pandemisë  vëmendja më e madhe është përqendruar në antitrupat Covid-19 dhe rolin që ata luajnë në ndërtimin e imunitetit kundër sëmundjes.

Por eksperti i sëmundjes infektive Dr William Schaffner, profesor i mjekësisë parandaluese dhe sëmundjeve infektive në Shkollën e Mjekësisë Universitare Vanderbilt në Nashville i cili nuk ishte i përfshirë në studimin e ri, tha që qelizat T nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “MË PËLQEN TË LUAJ NË ANGLI”/ Ylli i Bayern Munich jep sinjale largimi nga bavarezët
Previous article RINOVIM DHE RIKTHIME/ Tirana pranë “përditësimit” të ekipit me 3 lojtarë

F.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT