Egert Lazri, 37-vjeçari i cili u gjet sot i vetëvrare në banesën e tij në Farkë është pronar i një kompleksi luksoz në Maminas, “Adorions Palace”. Sipas policisë ai është vetëvrare me armë zjarri, e cila i është gjetur fare pranë trupit të pajetë.
I riu dyshohet të ketë qenë në kushte depresioni, ndërsa policia ka sekuestruar telefonin e tij për të parë bisedat e fundit si dhe ka marrë në pyetje personat që ka takuar së fundi Lazri. Nga fotot në rrjete sociale tregohet se Lazri bënte një jetë luksoze i rrethuar nga makina të shtrenjta. Ai shikohet i rrethuar nga makina të tipit “Lambourgini Aventador”.




.jpg)