Ndryshimet Kushtetuese, vjen reagimi i parë nga Komisioni Europian, Ana Pisonero.
Zedhenesja e Komisionit Europian ka njohur ndryshimet kushtetuese per listat e hapura dhe koalicionet ne Kuvendin e Shqiperise, te sapomiratuara me votat e 16 deputeteve.
Reagimi i Ana Pisonero:
Ne njohim miratimin e disa ndryshimeve kushtetuese që kaluan në parlamentin e Shqipërisë në lidhje me sistemin zgjedhor, është fatkeqësi që nuk pati kohë pëgatitore për të gjetur një kompromis, me të gjitha partitë në Këshillin Politik.
Amendamentet e Kodit Zgjedhor të kaluara në parlament më 23 korrik nga marrëveshja e 5 qershorit, bazohen në rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it, dhe kanë përmbushur kërkesën e vënë nga Këshilli, kur u vendos hapja e negociatave.
Tashmë është thelbësore që këto amendamente të futen në kodin Zgjedhor, e po ashtu edhe ndryshimet kushtetuese, në veçanti hapja e listave dhe ndryshimi i koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen në Këshillin Politik me të gjithë faktorët politikë, në një mënyrë bashkëpunësuese, para votimit.


