• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJA E LISTAVE/ Hajdari: Sot fituan qytetarët, kanë të drejtë të zgjedhin njerëzit punëtorë, jo lëpirës ndaj kryetarëve…
Home
Politikë

HAPJA E LISTAVE/ Hajdari: Sot fituan qytetarët, kanë të drejtë të zgjedhin njerëzit punëtorë, jo lëpirës ndaj kryetarëve…

30 July, 2020 s.autor Politikë

Deputetja demokrate Rudina Hajdari deklaroi se me listat e hapura në parlament do të vijnë njerëz punëtorë dhe jo lëpirës ndaj kryetarëve të partive

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend, Hajdari tha se Shqipëria ka një ndarje shumë të madhe dhe kjo nuk është mes të majtëve dhe të djathtëve, jo, ndarja është mes atyre që kanë gllabëruar shumicën e pasurisë së këtij vendi, që kanë marrë burimet natyrore dhe pronat dhe 2.8 mln shqiptarëve që paguajnë taksa pa marrë asnjë shërbim

“Ka pasur shumë prej shumë që ishin skeptikë, disa nuk e kuptonin rëndësinë e hapjes së listave dhe sistemit, por sot ne jemi duke votuar një ndryshim historik, hapjen e listave. Jam shumë krenare, se nga një çështje periferike, së bashku me kolegët tanë dhe një pjesë të shëndoshë të shoqërisë civile arritëm ta kthenim në një nga çështjet më të mbështetura.

Sot ia dedikoj këtë fitore të gjithë qytetarëve shqiptarë, shumicës që kanë qenë kundër për 30 vite, si e kanë qeverisur këtë vend, u kanë imponuar axhendën personale dhe ky vend është bërë më i varfër dhe i korruptuar. Ka detyruar shumë prej shqiptarëve që të largohen, pa shpresë dhe vizion.

Por mesazhi im sot është për ju dhe jo për ata, sot dua t’u them se me këtë fitore që po korrim sot, hapjen e listave, ne e kemi në dorë të administrojmë edhe urtësi, duhet ta kuptojmë që kjo armë që kemi në dorë, ia heqim sado pak fuqinë dhe ua kthejmë qytetarëve. Asgjë nuk do të vlejë nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk do të dalim në zgjedhje. Duhet të luftojmë për të ndëshkuar ata që kanë abuzuar me besimin tuaj.

Në parlament do të vijnë ata njerëz që janë të ndershëm dhe jo ata që janë matrapazë. Falë listave të hapura, ju mund ta bëni këtë dhe kjo do të jetë e mundur, pasi përmes votës suaj do të sillni deputetët punëtorë dhe jo lëpirës ndaj kryetarëve të partive. Do të sillni atë qytetar që është i vyer, profesor dhe i nderuar, dhe jo kriminel. Ata që besojnë te idetë dhe parimet.

Shqipëria ka një ndarje shumë të madhe dhe kjo nuk është mes të majtëve dhe të djathtëve, jo, ndarja është mes atyre që kanë gllabëruar shumicën e pasurisë së këtij vendi, që kanë marrë burimet natyrore dhe pronat dhe 2.8 mln shqiptarëve që paguajnë taksa pa marrë asnjë shërbim. Ndarja është mes atyre që jetojnë në luks dhe atyre që rropaten për të siguruar jetesën. Ndarja sot është mes të shkuarës dhe të ardhmes.

E shkuara përfaqësohet nga kjo klasë dhe e ardhmja varet si do ta përdorim këtë ‘armë’, që këtë ndarje ta zhdukim. Ejani ta ndryshojmë këtë vend. Unë besova se ndryshimi do të ndodhte, luftova dhe me një armatë njerëzish ia dola, nëse bashkohemi të gjithë, do ta ndryshojmë Shqipërinë. Sot kemi hedhur një hap të rëndësishëm drejt ndryshimit, urime të gjithë shqiptarëve”- tha Hajdari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACION ANTIDROGË NË DURRËS/ Sekuestrohet 1.3 kg kanabis çokollatë, 2 të arrestuar
Previous article "MESI UTOPI..."/ Marota gënjeu njësoj edhe për Ronaldon. Afrimi i argjentinasit te Interi mund të bëhet realitet

s.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT