Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit.
Nga raportimet e para thuhet se është vrarë me thikë një 35-vjeçar.
Ngjarja tragjike ka ndodhur pranë varrezave të qytetit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet. Mësohet se i riu është transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e rënda.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimmin dhe kapjen e autorëve të krimit.


