• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Bino: Kemi 2 raste të infektuar për herë të dytë me COVID! Reanimacion është thuajse plot, tregoni kujdes
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Bino: Kemi 2 raste të infektuar për herë të dytë me COVID! Reanimacion është thuajse plot, tregoni kujdes

29 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha se në vendin tonë janë dy raste të konfirmuara që COVID-19 i ka prekur për herë të dytë. Në një lidhje Skype në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Bino tha se të dy rasteve sëmundja i është rikthyer pas tre muajsh dhe infektimi ka qenë thuajse njësoj si më të parën dhe që të dy rastet nuk paraqiteshin në rastet e rënda.

Kjo tha Bino ndodh pasi dihet se koronavuriset nuk lënë një imunitet afatgjatë dhe për këtë prekja për herë të dytë nuk është një rast i rrallë dhe prandaj njerëzit duhet të mbrohen.

“Në Shqipëri kemi pasur dy raste që edhe pse ishin prekur janë infektuar sërish për herë të dytë. Ai që është prekur njëherë nuk është plotësisht imun. Koronaviruset lënë një imunitet afatshkurtër dhe jo të gjatë.  Infektimi i tyre i dytë ndodhi pas  3 muajsh u është rikthyer sërish koronavirusi. Të dy rastet thuajse ishin në të njëjtën gjendje si më parë dhe nuk ishin në format e rënda të sëmundjes”, tha Bino.

Për shtimin e numrit të rasteve të të infektuarve, Bino u shpreh se është shtuar numri i të shtruarve dhe të pacientëve me simptoma të rënda, ndërsa shërbimi i reanimacionit është thuajse plot. Ajo foli edhe për efektshmërinë e maskës prej cope, ku tha se ajo ka efekt dhe se duhet të përdoret.

“Kemi raste të rëndë në shërbimin e Reanimacionit ku pothuajse është i mbushur. Kemi dy spitale në funksion dhe kemi rritje të shtrimit dhe të rasteve të rënda. Jo efiçenca e maskës prej cope nuk është zero, është i rëndësishëm përdorimi i saj në publik. Kjo maskë të mbron’, tha Bino.

Ndalimi i lokaleve të natës për Binon ishte e domosdoshme, ndërsa hapja e pishinave ajo tha se e sheh me skepticizëm por që është një pikë që ka shumë diskutime.

“Ndalimi i lokaleve të natës me mbylljen e tyre mund të ulin numrin e të infektuarve, sidomos të mjedise ku përdorin alkool me shumicë dhe grumbullojnë njerëz. Pishinat përbëjnë rrezik por duhet të ruhen të gjitha rregullat, janë vende ku grumbullohen njerëzit, unë nuk kam qenë shumë dakord për hapjen e  tyre. Aty ku nuk ruhet distanca ekziston rreziku i përhapjes së virusit,” tha Bino.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Vritet me thikë një 35-vjeçar në Elbasan pranë varrezave
Previous article KUNDËR AMBASADORES SË SHBA/ Ish-ministri i LSI: Nuk kam pritshmëri nga Yuri Kim, pres që Rama ta çojë deri në fund këtë marrëzi

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT