Deputeti Lefter Maliqi thotë se më 30 korrik Rama do të firmosë marrëzinë e tij të fundit.
Ai këshillon presidentin Ilir Meta që ta shpërndajë sa më shpejt parlamentin.
Ligjvënësi paralajmëron protesta masive në vjeshtë të cilat sipas tij do marrin zvarrë policinë.
“Marrëzia e fundit e këtij kryeministri të sëmurë që kërkon ta cojë vendin në një konflikt civil në vjeshtën e ardhshme.
Besoj dhe shpresoj tek faktorët ndërkombëtare dhe forca kushtetuese e presidentit për të ndalur marrëzinë e fundit të këtij njeriu i cili jo se është trim por është frikacak.
Ora e ndryshimit po vjen. Besoj dhe shpresoj që faktori ndërkombëtarë ta ndalë.
“Shikoj një vjeshtë me një përplasje sepse nuk do të ketë as gaz lotsjellës dhe as presion që mund të ndalë zemërimin tashmë popullor. Kur turma të merr para nuk pyet as për polici dhe as beun e Surrelit.
Nëse ky me marrëzinë e vet voton ndryshimet kushtetuese ky parlament do të përfundojë si ai i Ukrainës. Presidenti nuk do të njohë ndryshimet kushtetuese, dhe duhet të shpërndajë parlamentin. Jam i bindur që populli do të marrë në dorë fatet, do të rrethojë parlamentin në mënyrë që të asnjë deputet të mos shohë më parlamentin të infektuar jo vetëm nga covid, por nga krimi dhe votat ilegjitime”


