• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“743 MIJË EURO SI SEKSER DHE PRONA NË GËRDEC”/ Balla thirrje SPAK-ut: Hap hetimet për Shkëlzen Berishën
Home
Politikë

“743 MIJË EURO SI SEKSER DHE PRONA NË GËRDEC”/ Balla thirrje SPAK-ut: Hap hetimet për Shkëlzen Berishën

29 July, 2020 s.autor Politikë

Pas lajmeve të publikuara nga Shqiptarja.com mbi pasurinë e Shkëlzen Berishës, kryetari i grupit socialist Taulant Balla i ka kërkuar SPAK-ut që të nisë hetimet për djalin e ish-kryeministrit.

“PD thote nuk duam ne qe ju te votoni ndryshimet kushtetuese se duam t’i hapim listat 100%! Po si hapen listat 100% per zgjedhjet e ardhshme, pa u votuar ndryshimet kushtetuese neser? Kete Luli nuk e thote, nderkohe qe thote se paskemi shkelur afatet e Kodit te Praktikave te mira te Venezias qe nuk keshillon ndryshime 1 vit para zgjedhjeve! Po edhe Kodin e Praktikave te mira Luli e lexon sipas qejfit, sepse po t’i qendrojme strikt leximit atehere ne s’duhet ta votonim as marreveshjen e 5 qershorit, se edhe ajo i bie me pak se 1 vit para zgjedhjeve te ardhshme.

Domethene sipas Lulit, ne sot jemi vone per hapjen e listave, prandaj duhet t’i shtyjme qe te jemi me heret kur te bjere dakord Luli! Por te presesh Lulin te bjere dakord per listat e hapura eshte njesoj si te presesh Zenin te bjere dakord per hapjen e hetimit per kredite e padeklaruara te fabrikes se boronicave apo te ndonje fabrike tjeter manaferrash! Sepse Zeni nuk ka vetem nje kredi 1.8 milione Euro qe nuk merret vesh si ia kane dhene dhe pse ia kane dhene me kaq bujari, po ka edhe nje tjeter 5.4 qe ia kane lene peshqesh ne shporten e boronicave.

Po te dy cunat e Babit, edhe cuni nga mami edhe cuni nga partia, kane te perbashket te pakten dy gjera: E para, genjejne pa piken e stresit dhe e dyta jane aq dembele sa pertojne te fshehin edhe gjurmet e rrenave te tyre! Lulzim Basha nuk e do hapjen e listave as 100 perqind, as 10 perqind, njesoj si Shkelzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit per boronicat prej floriri, sepse as listat e Lulit, as boronicat e Zenit, nuk e durojne dot driten e transparences. Nga kjo foltore i them Lulzim Bashes dhe asaj qe ai e quan opozite e bashkuar, se neser ne do t’i hapim listat, do Luli s’do Luli, ndersa Zenit s’kam c’i them, por i bej thirrje Spakut te nise hetimet per kete djale me fat, qe pa punuar nje dite ne jete disponon miliona euro kredira, duke u deklaruar ndermjetes, dmth sekser.

Cfare ndermjeteson ky tip dhe kush jane subjektet qe i paguajne ketij tipi qindramijera euro ne vit per ndermjetesime?! Cfare autoriteti ligjor, moral, njerezor ka ky djale mbi njerezit qe e paguakan si frengu pulen per ndermjetesimet e tij?! Cfare zgjidhjesh te suksesshme u ofron ky pajtues gjaqesh paleve ne konflikt dhe nga cfare hallesh i shpeton me ndermjetesimet e tij?! Keto jane pyetje qe kerkojne pergjigje nga Spaku, jo nga ne dhe ne presim qe Spaku t’ia jape keto pergjigje publikut.

Po ajo qe nuk ka nevoje te presim Spakun per ta thene eshte se po t’i kisha une boronicat e arta qe hapkan dyert e bankave si te ishin puse nafte, sot Babi i Zenit dhe Luli i Babit do me kishin kryqezuar me 1000 gozhde akuzash e tmerresh! Prandaj une sot theksoj dy gjera: E para ky parlament ka detyren ndaj shqiptareve te hape listat neser, e enjte 30 korrik, pa pritur Lulin te bjere dakord, se eshte njesoj si te presesh Zenin te pranoje se eshte thjesht nje sekser qe ka abuzuar me pushtetin e Babit. E dyta Spaku ka detyrimin te hape hetimin per fabriken e boronicave te arta, pa pritur qe Zeni ta kaloje edhe kete sic kaloi shume te tjera, kur Babi kishte ne dore edhe gurin edhe arren” tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT KUNDËR COVID-19/ Manastirliu: Mbyllen të gjitha diskot e klubet e natës, pezullim aktiviteti kush guxon
Previous article KËRKESË RUÇIT/ Deputeti demokrat Halit Valteri: Nesër të gjithë të bëjnë tamponin...

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT