Kryeministri Edi Rama pas Fushë- Krujës ka kryer inspektime në Thumanë ku bëri me dije se për shkak se është tokë ish- kënetore po hidhet bazamenti i infrastrukturës pas mbushjes me gurë dhe gjeotekstile të sipërfaqes.
Po ashtu procesi i ndërtimit në Thumanë ka hasur vonesa për shkak të pronave private por Rama thotë se së shpejti nis ndërtimi i banesave edhe në këtë qytet.
Për më tepër kryeministri shpreson që më 26 nëntor të bëhet hapja e parë e banesave të reja për qytetarët.
STATUSI NGA EDI RAMA
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË
THUMANË – Në zemrën e tragjedisë së 26 nëntorit të shkuar, ku po hidhet bazamenti i infrastrukturës, pas një mbushjeje masive me gurë dhe gjeotekstil të sipërfaqes, për të garantuar qëndrueshmërinë absolute të lagjes së re mbi tokën ish-kënetore, e ku së shpejti do të nisë ndërtimi i shtëpive, pallateve, shkollës së re, kopshtit e çerdhes, së bashku me një qendër komunitare shërbimesh publike e argëtimi familjar si edhe zonën sportive🤩
Thumana e Re do të ketë edhe një kënd të kujtesës, që do t’u përcjellë brezave mesazhin e fuqisë së solidaritetit shoqëror, për t’u ringritur më të mirë e më të fortë, pas çdo humbjeje e dhimbjeje🙏


