• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIJON VALA E INFEKTIMEVE NË PARLAMENT/ Konfirmohen me Covid-19 edhe dy deputetë të tjerë. Ja cilët janë
Home
Sociale

VIJON VALA E INFEKTIMEVE NË PARLAMENT/ Konfirmohen me Covid-19 edhe dy deputetë të tjerë. Ja cilët janë

28 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Pas deputetit Ralf Gjoni, edhe dy të tjerë kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin.  Enver Roshi edhe Elio Hysko janë infektuar me koronavirus.

Deputeti i opozitës parlamentare Gjoni njoftoi se është i prekur nga koronavirusi me anë të një postim në faqen e tij në Facbeook. Ai shkroi se “Dje kam rezultuar pozitiv me Covid-19 pas tre ditësh temperaturë të lehtë e gjendjeje gripale”.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes miq

Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale.

Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit.

Mirënjohje të thellë për gjithë mjekët e komunitetin mjekësor që po përballet çdo ditë me këtë ‘armik’ të panjohur më parë.

Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët.

Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm.

Sidoqoftë, mbetem më i pērkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm.

Kam kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme pa u ndjerë fare.

Kjo përhapje ka ndodhur në ambjente publike, dhe patjetër edhe në institucione shtetërore, përfshirë parlamentin.

Njerëzit po tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid19 do disa ditë që të inkubohet në trup.

Në momentin që jep shenjat e para, ju mund të keni qenë i infektuar prej ditësh dhe ndërkohë mund t’ia keni kaluar virusin familjarëve e miqve të afërt.

NDAJ KUJDES MAKSIMAL!

Mos dilni në ambjente publike pa maskë.

Lani duart pa pushim.

Nëse keni shenjën më të vogël si temperaturë e lehtë, dhimbje koke, gricje fyti, ethe, djersitje natën, dhimbje trupi, kollë, bllokim hundësh, humbje e nuhatjes/shijes apo çdo shenjë tjetër gripale, duhet të karantinoheni e të kërkoni kryerjen e tamponit.

Mos e neglizhoni miq. Disa do e kalojnë lehtë, e disa të tjerë do rrezikojnë jetën.

Përgjegjshmëria e secilit prej nesh gjatë 2-3 javëve të ardhshme duhet të jetë në nivelet maksimale.

Po ashtu, pozitiv për Covid-19 ka rezultuar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Me anë të një postimi në mediat sociale, Veliaj njoftoi se ishte i infektuar ndërsa shtoi se ai dhe familja e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LISTAT E HAPURA/ Ekspertët e Këshillit Politik i kthejnë përgjigje Gjiknurit: Garimi me listë unike nuk pengon koalicionet
Previous article COVID-19/ Kryevirologu i Shtëpisë së Bardhë: Mijëra amerikanë do vazhdojnë të vdesin muajt e ardhshëm

s.autor

Postime të ngjashme

7 ORË SEANCË MARATONË NË GJYKATËN E FIERIT/ Lihet në burg drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë Aktualitet

7 ORË SEANCË MARATONË NË GJYKATËN E FIERIT/ Lihet në burg drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit Aktualitet

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT