• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD KUNDËR NDRYSHIMEVE/ Nënkryetari Edmond Spaho: Kjo mazhorancë e ka kthyer Kushtetutën në letër bakalli
Home
Politikë

PD KUNDËR NDRYSHIMEVE/ Nënkryetari Edmond Spaho: Kjo mazhorancë e ka kthyer Kushtetutën në letër bakalli

28 July, 2020 s.autor Politikë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ishte i ftuar në “Ditari” në A2 për të komentuar aktualitetin politik në vend.

Sipas tij, jemi i vetmi vend në botë që ndryshon Kushtetutën në kohë pandemie: “Kjo mazhorancë po e kthen Kushtetutën në letër bakalli, e ndryshon sa herë ka nevojë politike. Jo vetëm që po i bën me nxitim, por po i bën në kohë pandemie. Jemi i vetmi vend në botë që ndryshon Kushtetutën në këtë periudhë.

Synimi është heqja e koalicioneve parazgjedhore, në mënyrë që të kenë mundësi që votat e partive të vogla të aleancës opozitare t’i marrë partia në pushtet.

E drejta e koalicionit parazgjedhor është e parashikuar në Kushtetutë dhe ka qenë gjatë gjithë 30 viteve të fundit. Ramën nuk e ha fare meraku për hapjen e listave, por koalicionet mund të funksionojnë fare mirë edhe me listat e hapura”.

“Në marrëveshje është shkruar se partitë kanë të drejtë të hyjnë në zgjedhje me koalicione parazgjedhore. Rama po çon vendin drejt përplasjes sociale”, shtoi Spaho.

Nënkryetari demokrat, i cili e konsideroi farsë komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, shpjegoi ku ndryshon amnistia fiskale e propozuar nga PD-ja kur ishte në qeveri me amnistinë fiskale të propozuar nga shumica e sotme.

“Amnistia fiskale ndryshon nga iniciativa jonë, pasi kjo mazhorancë është e lidhur me krimin dhe me krimin vjedh zgjedhjet. Nuk mund të bëjë amnisti fiskale një mazhorancë e lidhur me krimin dhe që ka kanabizuar vendin.

Nuk kanë qenë këto fenomene kur ne donim të ndërmerrnim amnistinë fiskale. Amnistia sot do ta kthente Shqipërinë në lavatriçe të parave të pista”, shpjegoi Spaho.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTOI TË KULTIVONTE BIMË NARKOTIKE/ Policia zbulon parcelat me drogë në Dibër
Previous article TËRMETI I NËNTORIT/ Bashkia e Tiranës publikon LISTËN me 1560 familjet e tjera që kanë fituar dëmshpërblimet nga tërmeti në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT