• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BËN AVOKATIN” E METËS/ Petrit Vasili: Spurdhjakër deputetë, e kërcënuan me shkarkim. Lëpijnë ku kanë pështyrë
Home
Politikë

“BËN AVOKATIN” E METËS/ Petrit Vasili: Spurdhjakër deputetë, e kërcënuan me shkarkim. Lëpijnë ku kanë pështyrë

27 July, 2020 F.autor Politikë

Numri 2 i LSI-së, Petrit Vasili ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në “Fax News” ku ka komentuar votimin me 78 vota kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta sot në Kuvend.

Vasili e konsideroi maskarallëk të vërtetë Komisionin Hetimor, duke u shprehur se sot është detyruar që atë që ka pështyrë, ta lëpijë.

Sipas tij, dita e sotme vërtetoi se karriget e Parlamentit që i ka zënë për fyti krimi dhe interesat e zeza, i kanë zënë disa deputetë të cilët i cilëson si “spurdhjakë”.

“Ishte një komision që kishte vetëm një qëllim, të shantazhonte Presidentin, të impononte të tëra nismat ligjore antikushtetuese dhe të ulte rezistencën i cili qëndroi shumë fort dhe kryegjëja ishte rrëmbimi i Gjykatës Kushtetuese.

Këto tre skenarë mund të realizoheshin vetëm duke shantazhuar Presidentin meqënëse të gjitha instrumentat nuk mund të funksiononin. Këta janë spurdhjakër dhe e fundit ishte ta kërcënonin me shkarkim.

Është paraprirë me një rezolutë dhe ishte më bajate se rezolutat komuniste dhe më pas një nismë shkarkimi, një nismë idiote. Të tërë ata që votuan rezolutat dhe këtë kanë demostruar një idiotësi të tmerrshme me pikëpamje

Parlamenti është shpërndarë moralisht dhe juridikisht. Pasi ka ecur në një nismë tërësisht anti kushtetuese, është rrëzuar nga Komisioni i Venecias si institucion tërësisht i pavarur në të gjitha momentet e tij dhe sot është detyruar që atë që ka pështyrë, ta lëpijë.

Besoj është dita më e errët që ka përjetuar ndonjëherë parlamenti pluralist. Sot ka shënuar përfundimisht fundin e kësaj gjëje. Të dyja qëndrimet e presidentit ishin të qarta. Këta u përpoqën që në mënyrë të djallëzuar me Komisionin e famshëm Hetimor, i cili profesionalisht dhe moralisht ishte një maskarallëk i vërtetë. Do të ishte një këshill bashkie, një komision hetimor apo që kërkon të vërtetën. Nuk mund të ishte i një niveli aq miserabël”, tha Vasili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TESTOHEN 30 MIJË PERSONA/ Në SHBA nisin provat e fundit për vaksinë anti-COVID
Previous article ALFRED PEZA/ Forca e Partisë Socialiste nuk qëndron tek dobësia e opozitarëve!

F.autor

Postime të ngjashme

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT