Një 18 vjeçar i ka dhënë fund jetës në Britaninë e Madhe, një vit e gjysmë pas vdekjes tragjike të së dashurës së tij.
James Fincher nga Coalville, u raportua i zhdukur të shtunën nga familja e tij. Menjëherë autoritetet nisën kërkimet dhe dje në mëngjes, trupi i 18 vjeçarit u gjet i pajetë në zonën e Leicestershire. Sipas tyre, në trupin e të riut nuk janë konstatuar shenja dhune çka ka bërë që hetuesit të dyshojnë për vetëvrasje.
E dashura e James, Sian Ellis, 15 vjeç, u vra në janar të vitit të kaluar, pasi u godit nga një autobus dykatësh disa minuta sapo doli nga shkolla. Ajo pësoi lëndime të shumta dhe vdiq në vendin e ngjarjes. Kjo ishte një dhimbje e madhe dhe e paharrueshme për 18 vjeçarin dhe këtë e kanë pohuar dhe familjarët e tij.



