• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DIVORC I PLOTË”? CNN: Anglia dhe Skocia “ecën të ndara” në luftën ndaj koronavirusit, por…
Home
Nderkombetare

“DIVORC I PLOTË”? CNN: Anglia dhe Skocia “ecën të ndara” në luftën ndaj koronavirusit, por…

27 July, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kur kryeministri britanik, Boris Johnson, vizitoi të enjten qytetin e Orkney, një arkipelag në brigjet veriore të Skocisë, deklaroi se udhëtimi i tij vërtetoi përkushtimin për një komb të bashkuar.
“Unioni është një organ i fuqishëm, pasi e ndihmoi vendin në të mirë dhe në të keqe”, tha ai.

“Mendoj që njerëzit dëshirojnë që të bashkohemi më shumë se kurrë më parë, dhe këtë gjë do të përpiqemi ta realizojmë”, u shpreh Johnson.

Së bashku ndoshta, por jo me udhëheqësin e Skocisë, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Për sa i përket udhëtimit të tij të parë në Skoci këtë vit, Johnson u ndalë tek një grup ishujsh të cilat gjenden rreth qindra milje nga baza e fuqisë politike skoceze në Edinburgh; ai nuk u takua me Ministren e Parë të vendit, Nicola Sturgeon.

Megjithëse Skocia ka “vuajtur” shumë nga COVID-19, popullariteti i Sturgeon është rritur, pasi ajo ka drejtuar një qasje më të kujdesshme për sa i përket pandemisë, ndryshe nga homologët e saj anglezë. Mbështetja për qëllimin politik të Ministres së Parë, (pavarësia skoceze nga Anglia), është gjithashtu në rritje.

Qasje ndryshe

Një nga mësimet e shumta nga pandemia në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë edhe stili i qeverisjes nga liderët politikë të vendit.

Shumë kohë para se Johnson të infektohej me COVID-19, ai u tha gazetarëve se kishte vizituar kohëve të fundit një spital.

“Unë mendoj se aty me të vërtetë kishte pacientë me coronavirus, dhe ia shtrëngova duart të gjithve”, pati thënë ai.

Ai u përball me tallje për sa i përket këshillave për rihapjen.

Ai u kishte thënë britanikëve më 10 maj se në qoftë se të njëjtit nuk mund të punojnë nga shtëpia, ata mund të shkojnë në punë, mirëpo duhet të tregohen të kujdesshëm.

Sturgeon nuk i kishte lënë përshtypje.

“Unë nuk e di se çfarë do të thotë të qëndrojmë vigjilentë”, pati thënë ajo, duke shtuar se i kishte kërkuar qeverisë britanike që të mos e vendosë atë parullë në Skoci.

Kur qeveria e Johnson futi rregulla të reja për lejimin e vizitave në vende të caktuara, dhe të njëjtit nuk do të kishin nevojë për izolimin 14 ditor, Sturgeon nuk e kishte aplikuar njëjtë këtë metodë.

Një fushë tjetër e qasjes së pandemisë ka qenë edhe çështja e maskave, Sturgeon i bëri ato të detyrueshme në dyqane dy javë para se Downing Street të merrte vendimin e njëjtë për qytetarët anglezë.

Përceptimi i pushtetit

Për të huajt, ndarja e pushtetit në vend mund të jetë konfuze.

Johnson është kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, por që nga fundi i viteve 90-ta, shumë vendime filluan të merren në qeveritë lokale.

Gjerësisht shumë vendime të politikave në lidhje më shëndetësinë, arsimin dhe transportin në vendet e Skocisë, Uellsit, dhe të Irlandës Veriore nuk merren në Londër, por në kryeqytetet e tyre.

Madje, sipas shkrimit në fjalë, nuk ka qenë e pazakontë që ndonjë ligj nga Downing Street të vlejë vetëm për Anglinë.

“Kjo ishte koha më e rëndësishme që kur devocioni ka qenë më i dukshmi për qytetarët”, tha anketuesi Mark Diffley.

“Londra është gjithmonë e çoroditur, qyteti e ndërron mendjen gjatë gjithë kohës”, tha Karen Miele nga Edinburgh.

“A dëshiron të ndihmojë njerëzit? A dëshiron ta vendosë ekonominë në vendin e parë? Apo thjesht nuk interesohet?”, u shpreh ajo.

Andrews MacDonald nga qyteti i Linlithgow, tha se pikëpamja e tij e tij për Sturgeon përfundimisht ishte rritur gjatë rrjedhës së pandemisë.

“Unë mendoj se Nicola ka bërë gjënë e duhur në përpjekje për të anashkuar politizimin e pandemisë, pasi e njëjta ndoqi këshillat shkencore”, u shpreh ai.

Përkundër kësaj divergjence të përceptuar në qasje, rezultatet e COVID-19, deri tani të paktën, nuk kanë qenë edhe aq të ndryshme. Në fakt shkalla e vdekjeve në Skoci ka qenë vetëm pak më e ulët sesa në Angli.

Nxitja për pavarësi

Pyetja për Sturgeon qëndron nëse ajo do të fitojë nga populli mbështetje politike për kauzën ndaj pavarësisë skoceze.

Herën e fundit skocezet votuan kundër pavarësisë në vitin 2014. Shumëçka ka ndryshuar që atëherë, shkruan CNN, përcjell Telegrafi. Në zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2015 Partia Kombëtare Skoceze fitoi 56 vende në parlament ndryshe prej herës së fundi ku fituan vetëm gjashtë ulëse. Skocezët në atë kohë votuan kundër Brexit në vitin 2016.

Anketuesi i njohur, John Curtice nga Universiteti i Strathclyde, tha për BBC të enjten se mbështetja e pavarësisë ka ardhur duke u rritur përreth një vit.

Këtu qëndron problemi te Johnson, pasi ai shpresonte që duke vizituar Skocinë do të rifitonte mbështetje për bashkim të plotë mes dy shteteve.

Në përgjithësi kryeministrat konservatorë historikisht nuk pranuan mbështetje të madhe nga Skocia, ndërsa Sturgeon shkroi se në Twitter se vizita e Johnson nuk i bëri asaj asnjë dëm.

Ndërkohë, Partia Kombëtare Skoceze (SNP), kishte premtuar një referendum të ri mbi pavarësinë para zgjedhjeve parlamentare skoceze. Dhe kjo tani është vënë në pritje për shkak të pandemisë.

Për anëtarët e parlamentit të SNP-s, si Tommy Sheppard, i cili përfaqëson Edinburgh East, është vetëm çështje kohe.

“Sa herë që shkel këmba e Johnson në Skoci, përkrahja për pavarësinë rritet edhe më shumë”, tha Sheppard.

Menaxhimi i pandemisë ka ndikuar tek qytetarët pasi të njëjtit kanë filluar ta shohin situatën me një sy skeptik, beson ai, qytetarët sipas politikanit po i vërejnë dallimet midis Skocisë dhe Anglisë.

“Ata janë të vetëdijshëm për mënyrën si kurrë më parë, dhe ndoshta ata janë të hapur për mundësinë që ta shohin Skocinë e pavarur”, potencoi Sheppard.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 18 VJEÇARI I JEP FUND JETËS/ Një vit më parë të dashurën ia përplasi për vdekje autobusi
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ E hëna karakterizohet me temperatura të lartë në të gjithë vendin

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT