• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIM/ Testet për vaksinat ndaj COVID-19 shumë inkurajuese
Home
Jetë

STUDIM/ Testet për vaksinat ndaj COVID-19 shumë inkurajuese

26 July, 2020 s.autor Jetë

Rezultatet e fazës së dytë të vaksinave kundër COVID-19 të publikuara në fillim të kësaj jave janë shumë inkurajuese dhe premtuese, sipas një eksperti mjekësor turk.

“Ndërsa studimet e vaksinimit vazhdojnë intensivisht me pritje dhe shpresa të mëdha, rezultatet premtuese të fituara në studimet e fazës së hershme në lidhje me dy studimet u publikuan në revistën prestigjioze shkencore ‘Lancet’”, thkesoi Atila Taner Kalaycıoğlu.

“Nëse gjithçka shkon mirë në testimin e Fazës III, ashtu si në Fazën I dhe II, në rastin më të mirë, ne mund të kemi një vaksinë kundër koronavirusit deri në fund të vitit ose në muajt e parë të vitit 2021”, theksoi ligjëruesi i Fakultetit të Farmacisë në Universitetin Teknik të Karadenizit. Kalaycıoğlu tha se në mes të pandemisë, studiuesit po punojnë aq shpejt sa të munden të zhvillojnë vaksinën.

“Situata nuk është e pashpresë. Tani masa më e mirë kundër virusit nuk është të ndeshesh me të. Ne kemi armë të fuqishme. Tani ne e dimë virusin dhe sjelljet e tij, por zhvillimi i një vaksine nuk mund të jetë gjithnjë diçka e lehtë”, deklaroi ai.

“Gjatë pandemisë së gripit të derrave në vitin 2009, zhvillimi i një vaksine zgjati gjashtë muaj përkundër faktit se zhvillimi i vaksinës kundër gripit nuk është i vështirë”, shtoi ai. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), aktualisht, nuk ka vaksinë për parandalimin e koronavirusit. Ekzistojnë 142 vaksina potenciale në vlerësim paraklinik dhe 24 në vlerësim klinik. Dy studime të vaksinave janë bërë nga Universiteti i Oksfordit me mbështetje nga “AstraZeneca”, si dhe kompania kineze e vaksinave “CanSino Biologics”.

Gjetjet nga Oksford-AstraZeneca treguan se vaksina e adenovirusit është e sigurt dhe shkakton një përgjigje imune për të luftuar COVID-19. Gjithsej 1 077 persona, të moshës nga 18 deri 55 vjeç, pa histori të infeksionit me koronavirus, u përfshinë në Fazën I dhe II në testet e studimit. Subjektet zhvilluan antitrupa dhe qeliza-T neutralizuese që mund të luftojnë virusin, sipas rezultateve të publikuara në “The Lancet”.

“CanSino Biologics” përdori një qasje të ngjashme me vektorin e adenovirusit për zhvillimin e vaksinës së saj dhe zbuloi të dhëna që sugjerojnë rezultate të ngjashme në një studim të Fazës II. “Që të dyja raportojnë raste të pafavorshme lokale dhe sistemike, siç janë ethe, lodhje dhe dhimbje në vendin e injeksionit. Në asnjë testim nuk u raportua për efekte të rënda anësore”, sipas “The Lancet”.

“Në përgjithësi, rezultatet e të dy testeve janë gjerësisht të ngjashme dhe premtuese, pavarësisht nga dallimet në vektor, në vendet gjeografike të popullsive të testuara dhe përdorimin e analizave të neutralizimit”, shtoi revista.

“Rezultatet i kanë bindur studiuesit të vazhdojnë në Fazën III”, theksoi Kalaycıoğlu.

“Zhvillimi klinik është një proces trefazor. Gjatë Fazës I, grupe të vogla njerëzish marrin vaksinën testuese. Në Fazën II, studimi klinik zgjerohet dhe vaksina u jepet personave që kanë karakteristika (si mosha dhe shëndeti fizik) të ngjashme me ato për të cilët synohet vaksina e re. Në Fazën III, vaksina u jepet mijëra njerëzve dhe testohen për efikasitet dhe siguri”, sipas Qendrës së SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Shumë vaksina i nënshtrohen Fazës IV zyrtare dhe vazhdimit të mëtejshëm të studimeve pasi vaksina të aprovohet dhe licencohet”, ka thënë CDC.

Për më tepër, Kalaycıoğlu tha: “Në të dyja studimet, platforma e vektorit adenoviral, i cili është një mjet inovativ dhe efektiv i zhvillimit të vaksinave, u përdor për të zhvilluar një vaksinë në mes të pandemisë së COVID-19. Platforma e vektorit adenoviral tërheq vëmendjen e studiuesve për shkak të potencialit të saj për të stimuluar zhvillimin e reagimit imuntar natyror, humoral dhe qelizor”.

“Kjo platformë mori vetëm licencimin rregullator të Komisionit Europian për vaksinën kundër Ebolas më 1 korrik 2020”, shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KY NJERI SHPIRTMADH..."/ Albin Kurti për Adem Demaçin: Kurrë nuk u step prej frikës e nuk u mposht prej dhimbjes, gjithnjë thoshte të vërteta therëse
Previous article SHBA/ Fauci: Këtë vit, vaksinoni sa më shumë njerëz për gripin...

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus Jetë

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT