Pas lokalit që është shkrumbuar në rrugën Kongresi i Tiranës në orët e para të mëngjesit të sotëm, është djegur edhe një apartament që ndodhej sipër tij.
Lokali ‘Relax’, i cili ndodhej në katin e dytë është përfshirë në flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm duke u djegur me shpejtësi. Si pasojë menjëherë më pas ka marrë flakë dhe apartamenti që ndodhej sipër tij, i cili është djegur plotësisht.
Fatmirësisht familjarët që ndodheshin në apartament kanë dalë jashtë natën, duke shpëtuar nga djegia.
Zjarri fillimisht ka rënë në lokal, i cili ka qenë i veshur me pilisterol, dhe kjo ka bërë që të shkrumbohet shumë shpejt, e më pas flakët të depërtojnë në apartamentin sipër tij.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit është djegur edhe një tjetër lokal, por pjesërisht.
Sipas njërit prej pronarëve të lokaleve, zjarri ka shpërthyer rreth orës 03:30 minuta të mëngjesit. Nuk dihen akoma shkaqet e rënies së zjarrit, nëse ka qenë i qëllimshëm apo i rastësishëm, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e tyre.


