• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRITIKA METËS DHE OPOZITËS/ Ambasadorja franceze: Listat, çështje shqiptare! Mos thoni pa pushim po shtohen kushtet nga BE-ja për Shqipërinë
Home
Politikë

KRITIKA METËS DHE OPOZITËS/ Ambasadorja franceze: Listat, çështje shqiptare! Mos thoni pa pushim po shtohen kushtet nga BE-ja për Shqipërinë

25 July, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Nga Pogradeci, ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasac u shpreh qartë se hapja e listave dhe çështja e koalicioneve zgjedhore është një cështje që u takon ta zgjidhnin vetë shqiptarët dhe jo ndërkombëtarët. Vasac ishte pjesë e tryezës që kreu i shtetit Ilir Meta organizoi dje në Presidencë me ambasadorët e BE-së dhe të Britanisë për të ngritur shqetësimin mbi lëvizjet e Edi Ramës për të hapur listat pa konsensus.

Por përgjigja e diplomates është tepër e qartë. “Mos prisni një përgjigje prej meje mbi themelin e organizimit, sepse kjo është çështje shqiptare” tha ajo. “Ka një projekt të rieditimit të të gjithë Kushtetutës shqiptare. Kryeministri është shprehur në mënyrë publike dhe në Parlament në lidhje me këtë.

Ka edhe një qëndrim të presidentit të vendit, i cili na mblodhi ne të gjithë ambasadorëve të BE dhe të Mbretërisë së Bashkuar dje. Ju përket shqiptarëve dhe vetëm atyre që ta trajtojnë këtë cështje. Ka një kalendar i cili është vendosur dhe nëse do të respektohet ose jo kalendari këtë do ta tregojë koha. Por do të duhet një bashkëpunim i pozitës dhe opozitës në mënyrë që ne të marrim një rezultat” tha ajo.

Ambasadorja kishte një kritikë edhe për qëndrimet e Presidentit dhe opozitës, që janë shprehur në vazhdimësi se kushtet për Shqipërinë për hapjen e negociatave janë shtuar. “Ashtu si ju e dini në 25 mars janë hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duhet të fokusohemi tek konkluzionet dhe kjo nuk është dicka e re. Qëllimi kryesor është që të konkretizohet situata, në mënyrë që të kemi konferencën e parë ndërqeveritare.

Është gabim të themi papushim që po shtohen kushtet për Shqipërinë. Unë ju sugjeroj që të lexoni konkluzionet e 25 marsit dhe konkluzionet e mëparshme. Interesi i Shqipërisë është që të mbahet sa më parë konferenca ndërqeveritare dhe për këtë është duke punuar ambasadori Zef Mazi i emëruar nga kryeministri” tha ajo.

Sakaq ambasadorja e Francës ka dhuruar 300 maska për bashkinë e Pogradecit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AI KA AFTËSI TË SHËNOJË GOLA"/ Guardiola nuk nxjerr nervat: Uroj kapitenin e Liverpoolit për çmimin!
Previous article U DËMTUA NË FINALEN E KUPËS SË FRANCËS/ PSG me reagim zyrtar, tregon gjendjen e Kylian Mbappes

F.autor

Postime të ngjashme

"ISHA UNË"/ 29-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, trupi u gjet në një pus. Konflikti dyshohet për… Aktualitet

"ISHA UNË"/ 29-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, trupi u gjet në një pus. Konflikti dyshohet për…

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT