• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NISMA PËR LISTAT E HAPURA/ E zbulon Vasilika Hysi: Është depozituar në Kuvend që në maj 2019
Home
Politikë

NISMA PËR LISTAT E HAPURA/ E zbulon Vasilika Hysi: Është depozituar në Kuvend që në maj 2019

24 July, 2020 Delo.autor Politikë

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi duke folur në një intervistë televizive për  ndryshimet kushtetuese sa i takon hapjes së listave tha se nisma është depozituar që në maj të 2019.

“Në fakt, ndryshimet në kushtetutë nuk janë bërë në një kohë të shkurtër, pasi sikurse ju jeni në dijeni ka pasur një komision “Ad Hoc” të Reformës Zgjedhore, dhe opozita parlamentare ka depozituar në maj 2019 propozimet për ndryshime lidhur me listat e hapura dhe koalicionet. Nisma ka qenë e depozituar në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ne kemi pasur një kalendar, vendosëm që të fillojmë me rekomandimet e OSBE, pastaj me sistemin zgjedhor dhe listat e hapura. Ka pasur një punë në grup, të asistuar nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë. Ne nuk mund të miratonin Kodin Zgjedhor pa pasur votat e opozitës parlamentare”, tha ajo.

Hysi theksoi se marrëveshja e 5 qershorit nuk është shkelur dhe opozita jashtëparlamentare ka qenë për hapjen e listave.

“Marrëveshja e 5 qershorit nuk është shkelur. Ne e kemi miratuar ashtu siç ka ardhur nga negociatat dhe konsultimi në Këshillin Politik. Ne i dhamë përparësi kthimit të opozitës jashtëparlamentare në shinat e jetës së saj, që të garojë në zgjedhje dhe këtë e kemi bërë për zgjedhësit e tyre. E para nuk ka ndryshim sistemi, sistemi zgjedhor është po ai që ka qenë, por ka ndryshim të listave. Listat e hapura kanë qenë një kërkesë e opozitës jashtëparlamentare në radhë të parë, nëse ne u kthehemi fjalimeve të Bashës, ai ka qenë për lista të hapura”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDI NË POGRADEC/ Mësoi humbjen e gruas nga COVID, burri pëson arrest kardiak dhe ndërron jetë në banesë
Previous article PAS DY ORË GJYSMË DISKUTIMESH/ Përfundon mbledhja e Këshillit Politik

Delo.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT