• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Leonard Solis: Thoshim ujku, ujku, por ujku vetëm tani erdhi e po bën kërdinë. Mos bërtisni, pështyni, teshtini apo tregoni barcaleta
Home
Sociale

COVID-19/ Leonard Solis: Thoshim ujku, ujku, por ujku vetëm tani erdhi e po bën kërdinë. Mos bërtisni, pështyni, teshtini apo tregoni barcaleta

24 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në Ballkan pandemia Covid-19 ka fituar terren frikshëm. Vendi më i prekur mbetet Rumania, por kurba virale vazhdon të ngrihet kudo: në Kosovë, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Bosnje e Shqipëri.

Ndërsa Mali i Zi ka rikthyer sërish gjendjen e pandemisë, pavarësisht se ishte shpallur vend pa Covid-19.

I gjithë rajoni njofton për rekorde të reja infeksionesh dhe shtim masiv të numrit të tyre pas heqjes së masave të karantinës.

Pavarësisht strategjive të përzgjedhura nga vendet ballkanike, por edhe korrupsionit dhe mungesës së transparencës, një nga arsyet kryesore që ky virus ka dalë jashtë kontrollit duket se është edhe pakujdesia e shumë njerëzve dhe mospërfillja e rregullave të Covid-19.

I ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel ishte mjeku Leonard Solis, i cili u shpreh se “është e vërtetë që një pjesë e kësaj situate vjen dhe nga sjellja e keqe apo e shprehive që kemi ne si popull apo në përgjithësi vendet e Mesdheut”.

“Ne jemi njerëz të nxehtë, bërtasim shumë, pështyjmë shumë, teshtijmë shumë, tregojmë barcaleta dhe një barcaletë e treguar bukur kur ke 5 veta që të dëgjojnë me gojë hapur ua ke ngjitur ndërkohë virusin të 5-ëve.

I kemi këto sjellje të këqija; grumbullime në pishina, grumbullime në bllok. Ne kemi qenë një sustë e tendosur, nuk e kuptuam se nuk ishin thjesht 3 muaj, ndaj u lodhëm shpejt.

U ekzagjerua paksa me shtrëngimin dhe mbylljen e jashtëzakonshme në fazën e fillimit ku thoshim ujku, ujku por ujku nuk erdhi dhe tani që ujku ka ardhur, jemi realisht në një situatë që po rëndohet, gjithnjë e më tepër.

Unë shikoj çdo ditë mushkëri të ngarkuara, gjithmonë e më tepër ka teste pozitive; virusi po vjen si ai orteku i dëborës që në fillim e bën hapin më të vogël e pastaj rrugës më të madh dhe po bën një lëvizje njëtrajtësisht të nxituar, duke bërë të mundur bllokimin dhe mbytjen e sistemit shëndetësor.

Ndaj secili duhet të kujdeset për veten që të kujdesemi edhe për të tjerët”, tha mjeku, ish-ministër i Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, çfarë note i vë ish-ministri i Shëndetësisë, mjeku Leonard Solis komunikimit shkencor në Shqipëri?

Sa ka ndikuar ai në uljen e besimit të publikut te autoritetet shëndetësore?

“Ne bëmë një abuzim të tmerrshëm në fazën e parë të pandemisë. Shija më e hidhur që unë kam nga COVID, më ka ngelur kryeministri, kur mora gruan time në telefon dhe dëgjoj: “Alo Edi jam. Lani duart…”.

Kompanitë multinacionale e kanë të ndaluar ndërhyrjen në politike dhe korruptimin nga politika.

Nuk mundet një kryeministër, që kur merr fëmijën tënd në telefon të të dalë e të thotë: “Alo Edi jam. Lani duart”.

Këto lloj abuzime në fillim të fazës së pandemisë e tkurrën popullin e bënë mosbesues.

Duhet të flasë Instituti i Shëndetit Publik që ka shkencëtarë shumë të mirë, të  cilët janë përballur me epidemi, por atyre ju kanë vënë maskën për t’ju mbyllur gojën.

Duhet të flasin ata dhe jo diletantët. Kudo ka diletantë të cilët flasin e politizojnë dhe kështu humbet besimi i popullit. Duhet të flasin shkencëtarët”- tha Solis.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITEN SËRISH INFEKTIMET NË SPANJË/ Turistët anulojnë pushimet nga COVID-19
Previous article RAMA I VENDOSUR PËR LISTAT E HAPURA/ Meta ankohet te ambasadorët e BE-së: U thashë nëse ndodh është e papranueshme

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT