Me 97 vota pro, 6 kundër, 4 abstenim dhe me 4 deputetë që nuk morën pjesë në votim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot marrëveshjen e 5 Qershorit, mes PS-PD-LSI-së dhe opozitë parlamentare.
Marrëveshja mund të kalonte edhe me 84 vota, por PS-ja firmosi marrëveshjen me opozitën parlamentare pak ditë më parë. Megjithatë kryetari i grupit demokrat Myslym Murrizi nuk e votoi marrëveshjen.


