• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RASTI I FESTËS KOMBËTARE/ Ruçi uron kryeparlamentarin e Egjiptit: Të rrisim bashkëpunimin…
Home
Politikë

RASTI I FESTËS KOMBËTARE/ Ruçi uron kryeparlamentarin e Egjiptit: Të rrisim bashkëpunimin…

22 July, 2020 s.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Egjiptit, Ali Abdel Aal Sayyed Ahmed, me rastin e 23 korrikut, Festës Kombëtare të Egjiptit.

“Me rastin e 23 korrikut, Festës Kombëtare të Egjiptit, Ju dërgoj urimet më të ngrohta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personalisht.

Dita e Revolucionit, e cila kremton themelimin e republikës moderne të Egjiptit 68 vjet më parë, më 23 korrik 1952, është një ngjarje e madhe historike për kombin, të ardhmen dhe emancipimin politik e shoqëror të Egjiptit si edhe mirëqenien e popullit mik egjiptian.

Shqipëria dhe Egjipti kanë marrëdhënie e bashkëpunim shumë të mirë, i cili është kontretizuar edhe në shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë. Bashkëpunimi dypalësh mund të zgjerohet më tej, sidomos në fushën ekonomike, të investimeve e shkëmbimeve tregtare si edhe koordinimin e veprimeve për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, në rajonin e Mesdheut e më gjerë.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Egjiptit mbështeten në miqësinë tradicionale e historike midis dy popujve tanë. Personalitetet shqiptare kanë dhënë një ndihmesë shumë të madhe në formimin e shtetit të Egjiptit dhe në vendin Tuaj kanë ushtruar veprimtarinë e tyre mjaft patriotë të shquar shqiptarë, të cilët krijuan në Egjipt vatrat e para të lëvizjes kombëtare shqiptare.

Midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Përfaqësuesve të Egjiptit ekziston një bashkëpunim shumë i mirë, i cili është në rrugën e fuqizimit e rritjes, nxitur e mbështetur edhe nga grupet parlamentare të miqësisë që funksionojnë në dy parlamentet tona.

Duke përfunduar, më lejoni, Zoti President, të shpresoj që Egjipti të dalë sa më shpejt nga situata e pandemisë, populli mik egjiptian t’i kthehet jetës normale dhe Kuvendi i Shqipërisë dhe Dhoma e Përfaqësuesve të Egjiptit të rifillojnë bashkëpunimin midis tyre.

Duke Ju uruar edhe njëherë Gëzuar Festën Kombëtare të Egjiptit, kam kënaqësinë që t’ju ftoj për një vizitë zyrtare në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për Shkëlqesinë Tuaj.”, shkruan në letrën e tij të urimit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LISTAT DHE KOALICIONET/ Një ditë pas Ramës, ambasadorja e SHBA-së i shkon në zyrë edhe Metës
Previous article SHPËRTHIMI NË METARLURGJINË E ELBASANIT/ Dyshohet se ka pasur rredhje të gazit (DETAJET)

s.autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT