• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“95% E PRODUKTEVE JEPEN ONLINE…”/ Çuçi e Veliaj inspektojnë sportelet e mbyllura të Gjendjes Civile
Home
Politikë

“95% E PRODUKTEVE JEPEN ONLINE…”/ Çuçi e Veliaj inspektojnë sportelet e mbyllura të Gjendjes Civile

11 May, 2022 s.autor Politikë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ishin sot në zyrat e Gjendjes Civile në Njësinë Nr.8 në Tiranë për të parë nga afër mbylljen e sporteleve fizike pas kalimit të shërbimeve online prej datës 1 maj.

Në total tha ministri janë rreth 95% e shërbimeve qeveritare që jepen online në portalin e-Albania.

“Ndër shërbimet publike kryesore janë gjithashtu edhe 8 shërbime të Gjendjes Civile që kanë kaluar online. Disa shërbime specifike jepen ende në sportelet fizike sepse e kërkon ligji dhe duhet të zbatojmë detyrimin ligjor. Siç e shihni që prej 1 majit këto korridore janë bosh. Ndërkohë që këtu paradite ishte plot me njerëz që vinin për shërbime. Ishte një kohë e humbur. Sot shërbimet merren nga celulari apo kompjuteri”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai tregoi se po punohet për të kaluar gjithashtu online edhe pjesën e shërbimeve qe ofrohen nga bashkitë në të gjithë vendin.

 

 

“Bashkërisht do të fillojmë punën shumë shpejt sepse ashtu si bëmë me shërbimet e qeverisë qendrore do të kalojmë me shërbimet vendore në të gjithë vendin. Kjo do të jetë një sipërmarrje shumë e rëndësishme për të lehtësuar qytetarin totalisht nga koha që harxhon në zyrat e shtetit”, theksoi Ministri i Brendshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYSHOHET SE JANË PËRFITUAR NGA AKTIVITETE TË KUNDËRLIGJSHME/ Policia e Lushnjes sekuestron mbi 108 mijë euro
Previous article FTON NË DEBAT PUBLIK RAMËN/ Berisha: T’ia themi njëri-tjetrit në sy të gjitha

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT