• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“900 lekë një OMLETË në Dhërmi?”/ ARSYET përse çmimet na “duken” të shtrenjta por në të vërtetë nuk JANË
Home
Media të Huaja

“900 lekë një OMLETË në Dhërmi?”/ ARSYET përse çmimet na “duken” të shtrenjta por në të vërtetë nuk JANË

26 July, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Si çdo vit debatet për “shtrëngimin” e çmimeve përgjatë sezonit turistik marrin dhenë, ashtu edhe këtë verë ndodh e njëjta histori: Omleta në Dhërmi, Makiatoja në Ksamil, Fasulet në Sarandë, e deri tek karaklecat që kushtojnë sa “qimet” e kokës në Palasë.

Fotografitë e shkëputura nga menutë e këtyre restoranteve të cilat thuajse e kanë kthyer në “monopol” organizimin e tyre të sezonit veror pushtuan mediet shqiptare, ashtu sikurse edhe opinionet dhe komentet nga qytetarët e thjeshtë, deri tek analistët që deri vonë i kishim parë duke folur vetëm për formatin politik të vendit.

Nëse do të biem në krahasim të menuve, ndryshimi me metropolin e vendit (Tiranën) është thuajse minimal.

Natyrisht, një pamje mahnitëse që të ofron plazhi i Palasës nuk mund ta gjesh tek zona e “Brrylit” në kryeqytet (ose diku gjetkë).

Një prej pamjeve më të bukura të një kafeje në Tiranë

Një prej pamjeve të jugut të Shqipërisë

“Siç bëhet vendi, bëhet edhe kuvendi“, thonë të vjetërit tanë. Tani mund të gjykoni edhe pamjet e mësipërme.

Sezoni turistik në Shqipëri po tenton gjithnjë e më tepër të bëhet në të gjithë muajt e vitit, i shtrirë 365 ditë të vitit dhe për këtë redaksia e ALPENews.al do të listojë mëposhtë disa nga arsyet (problemet) që duhet të (mirë)-mbajmë këto burime natyrore që kemi.

ARSYET PËRSE ÇMIMET NË JUG TË SHQIPËRISË JANË KREJTËSISHT NORMALE

Pamja që plazhet e jugut të ofrojnë “dyfishojnë” shijen e diçkaje që kushdo do të porosisë (kështu funksionon edhe në plazhet mahnitës të Greqisë, Kapri të Italisë, apo plazhet franceze);

Infrastruktura e rrugëve kryesore, autostradave, apo bypass-eve që të çojnë më shpejt në një destinacion jugor bën të mundur që gama e zgjedhjes të jetë më e gjërë (mund të gjesh një produkt të njëjtë si në Tiranë, ashtu edhe në Dhërmi por kostoja e ardhjes në Dhërmi është e dyfishueshme);

Ecuria e ngadaltë e turizmit është një tjetër arsye e fortë se përse çmimet duhet të konsiderohen të përballueshme në jug;

Ndonëse jehona e medieve të huaja ka qenë gjithnjë e më tepër në anën pozitive të Shqipërisë, nuk ka qenë e mjaftueshme që sipërmarrësit të gjejnë burime të mjaftueshme monetare për të përballuar kostot e bizneseve të tyre;

Investimet e pakta dhe të prapambetura bëjnë që “monopolet” e vendasve të jenë akoma dhe më të fuqishme për të vendosur çmimet sipas dëshirës së tyre;

Buxheti i pakët për të marrë përsipër risqet e bizneseve në jug është një prej gjërave më të rëndësishme që i bëjnë sipërmarrësit të jenë të pakët në numër, e aq më pak në numër edhe bizneset e tyre.

Këto probleme janë tëe përkohshme, klima e investimeve natyrisht që ka një horizont shpesëdhënës përballe ndryshimeve që ka pësuar sektori i turizmit, por mbetet për të mos u “qarë” për të gjitha këto menu të cilat në një moment ose një tjetër do të na duken shumë normale.

Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROFIL/ Vuajti 28 vite burg për çështjet kombëtare, kush ishte Adem Demaçi
Previous article ATENTAT NDAJ POLICIT SPANJOLL/ DY të rinjtë SHQIPTARË që vidhnin dhe plaçkisnin shtëpitë kishin...

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT