• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRE PIKAT E BASHËS? Rama: Gajasje! S’kanë fantazi, por i mirëkuptoj nga tërmeti
Home
Politikë

TRE PIKAT E BASHËS? Rama: Gajasje! S’kanë fantazi, por i mirëkuptoj nga tërmeti

3 December, 2019 Delo.autor Breaking News, Politikë

Për të gjithë personat që u goditën nga tërmeti tragjik i së martës së javës së kaluar dhe mbeten të pastrehë do të ndërtohen tre lagje të reja, në Tiranë (ende në diskutim një e vetme në Kashar apo dy, një në Kombinat dhe një në Shkozë), një në Durrës dhe një në Laç. Objektiv është përfundimi i lagjeve të ‘Rilindjes’ deri në vitin 2021, teksa pallatet e vjetra në Kombinat do të shemben dhe inertet në Durrës dhe Thumanë do të hiqen me kontribut nga ndërtuesit si Lana dikur për t’u hapur rrugë parqeve në këto zona. Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme që zhvilloi mëngjesin e sotëm në orën 07:00 deklaroi se qeveria ka ristrukturuar buxhetin e 2020 duke vendosur në dispozicion të fondit për tërmetin tragjik 0.4% të PBB.

Ai sqaroi se nuk do të ketë asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e gjithë sistemit makroekonomik, projektet e nisura nuk do të pezullohen, por shtoi se nuk do të blihet asnjë makinë për zyrtarët, dollap apo pajisje tjetër duke rekomanduar që kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e njësive administrative nëse nuk kanë automjete të lëvizin ma kalë. Sot kreu i qeverisë së bashku me ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm do të jenë në Samitin e NATO-s në Angli, ku Rama u shpreh se do të shkojë për të kërkuar ndihmë te liderët e vendeve anëtarë pas tërmetit tragjik. E ndërsa ftoi edhe njëherë Lulzim Bashën në tryezë, Rama i cilësoi idetë e tij si pa fantazi dhe gajasje, por shtoi se mirëkupton se edhe opozita ka probleme nga tërmeti.

Kryeministri paralajmëroi edhe njëherë tjetër ndërtuesit, ndërsa zbuloi disa nga mesazhet që kishte marrë prej tyre pas ultimatumit që u vendosi që të riparojnë vetë dëmet nga pallatet. “Policia kriminale duhet të japë së shpejti të gjitha konkluzionet për të gjitha godinat që në Durrës janë dëmtuar rëndë dhe janë bërë të pabanueshme dhe ato të dëmtuara, që riparohen. Paralelisht sikur e kemi diskutuar dje në Këshillin e Sigurisë të thirrur nga Presidenti, urojmë që prokuroria të bëjë të gjithë punën e nevojshme për të identifikuar përgjegjësitë përkatëse. I bëj thirrje të gjithë ndërtuesve publikisht që të mos i shmangen përgjegjësisë. Mos gënjejnë veten se me shpresën se kjo gjë mund të kalojë pa u lagur. Disa prej tyre më kanë çuar mesazh duke nxjerrë lloj lloj bishtash por më ka bërë përshtypje arsyetimi se jemi të falimentuar, të shesin shtëpitë e tyre, të marrin  kredi, të bëjnë ctë duan, por liria është më e shtrenjtë se pasuria dhe nëse nuk reagojnë me humanizëm dhe përgjegjshmëri mund ti humbin të dyja” tha ai.

“Opozita që pretendon të qeverisë vendin jo vetëm që nuk ka pranuar të ulet në tryezë për të ballafaquar idetë dhe nëse janë më të mirat do të marrim idetë e tyre. Deri tani jemi njohur me tre pika që do të qënkëshishin zgjidhja dhe është një komponent i gjithë ekranit të madh që dita fillon duke qarë dhe mbaron duke qeshur. Tre pikat janë ushqim për buzëqeshje, nuk dua të them gajasje se nuk dua të ndihen keq kolegët e opozitës. Por të thuash të mblidhen 500 inxhinierë, po pse 500 dhe jo 600? Pika e dytë, të bëhet urgjent identifikimi i dëmeve, po por bëhet, është bërë Durrësi si ajo lagja para OKB-së që dëgjon të gjitha llojet e gjuhëve dhe sheh të gjitha racat. Edhe ajo pika e tretë është qamet, të mos financohen oligarkët, vijon loja…dhe 150 mln të mos i marrin oligarkët. Po cfarë janë këto para, të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë, të ndalojmë dializën, financimin për instrumetet mjekësore, të marrim makina qepëse për të qepura barqe për ata që duhet të operojnë mëlçinë. Dhe t’u themi se kemi ca të pastrehë prandaj barkun po ua hapim me gërshërë dhe qepim me makinë qepëse. Do të ndalojmë analizat edhe të fusim edhe një sistem për të hedhur fall për të thënë se shiko se më duket e ke diku poshtë problemin se më del një kupë me kokë poshtë dhe se më duket se shtatzënë. Të ndalojmë edhe kantierin e Rrugës së Arbrit. Pse sepse nuk kanë fantazi më shumë se kaq. I mirëkuptoj se edhe ata kanë problemet e tyre nga tërmeti. I ftoj me përulësi të vijnë në tryezë të diskutojmë për idetë” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FALIMENTUAM"/ Rama zbulon mesazhet që i çuan ndërtuesit: Prokuroria të nxjerrë fajtorët (VIDEO)
Previous article "SHPËRTHYEN"/ Shikoni si reaguan fëmijët e Messit kur babai i tyre fitoi "Topin e Artë"

Delo.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT