• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës
Home
Politikë

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

26 June, 2026 s.autor Politikë

Me një minutë heshtje nisi në Kuvend seanca e përkujtimit të 82-vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, që la pas vrasje masive, përdhunime, grabitje dhe dëbime me forcë të rreth 30.000 shqiptarëve nga rajoni i Çamërisë gjatë viteve 1944-1945, ngjarje që vijon të mbetet një plagë e hapur historike.

Deputetja e PDIU, Mesila Doda u shpreh se është detyrim i qeverisë që në tryezën e Athinës zyrtare të ngrejë çështjen çame dhe të kërkojë heqjen e ligjit të luftës.

“Detyrim që të ngrejë këtë çështje të të drejtave të njerun në çdo samit apo takim me Greqinë. Heqjen e ligjit të luftës, një ligj arkaik dhe rudiment historik që mbahet ende në këmbë për të kërcënuar marrëdhëniet tona me fantazmën e një lufte të shekullit të kaluar”, tha Doda.

Detyrim, që për deputetin socialist Ardit Bido po përmbushet.

“Edi Rama e ka ngritur si çështje në Athinë me autoritetet greke, jo vetëm në nivelin e përfaqësimit shtetëror duke qenë forca e parë që e përfshiu çështjen çame në programin qeverisës, por edhe duke e ngritur sy më sy aty ku duhet, në Athinë”, tha Bido.

Ndërsa kreu i shoqatës Çamëria, Ilirjan Idrizaj tha se kjo çështje nuk duhet të mbetet peng I heshtjes, por duhet të trajtohet me dinjitet.

“Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për një zë të fortë dhe të bashkuar, t’i dalë zot vetes dhe t’i shërbejë interesit më të mirë të çështjes çame dhe interesit kombëtar,” tha Idrizaj.

82-vjetori i gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë riktheu në Kuvend edhe kreun e PDIU Shpëtim Idrizi që në zgjedhjet e fundit nuk mundi të siguronte një mandat deputeti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën
Previous article PAS LARGIMIT NGA PS/ Neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë

s.autor

Postime të ngjashme

PAS LARGIMIT NGA PS/ Neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë Politikë

PAS LARGIMIT NGA PS/ Neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë

SHTYHET AFATI I APLIKIMEVE PËR FERMERËT/ Ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes Politikë

SHTYHET AFATI I APLIKIMEVE PËR FERMERËT/ Ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

HELMIMI I KURSANTËVE TË AKADEMISË/ Ministri i Bujqësisë i del në mbrojtje: Herën e parë nuk kishin faj, të presim për analizat Politikë

HELMIMI I KURSANTËVE TË AKADEMISË/ Ministri i Bujqësisë i del në mbrojtje: Herën e parë nuk kishin faj, të presim për analizat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT