• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
803 VENDE PUNE PËR STUDENTET/ Procedurat e aplikimt dhe formularët
Home
Ekonomi

803 VENDE PUNE PËR STUDENTET/ Procedurat e aplikimt dhe formularët

27 January, 2019 k.autor Ekonomi

Sot është afati i fundit për studentët, të cilët dëshirojnë të aplikojnë për t’u punësuar pranë administratës publike. 27 janari është data që qeveria ka vendosur afatin e fundit për aplikim duke ofruar për këtë vit 803 vende pune në total pranë administratës publike për studentët, të cilët janë ekselentë. Në shërbimin civil pritet të punësohen 601 studentë dhe 202 punësime të tjera me kod pune. Të rinjtë, të cilët do të aplikojnë këtë vit do të rekrutohen pa kaluar në proceset e konkurrimit, ndryshe nga sa ndodhte më parë. Studentët do të kenë mundësinë e përzgjedhjes për vendet e punës dhe ky proces do të varet nga mesatarja e gjithsecilit, prioritet pritet të kenë ata student të cilët kanë mesatare më të lartë. Aplikimet për punësime priten të rihapen sërish brenda vitit . Punetem-bare.al është portali i vënë në dispozicion për të gjithë studentët të cilët dëshirojnë që të punësohen në administratë.

Administrata
Departamenti i Administratës Publike ka njoftuar ndarjen e 803 vendeve të punës për studentët mbi bazë qarku. DAP njofton se pozicionet vakante për 803 vendet e punës sipas vendbanimit do të jenë përkatësisht: 19 vende vakante në Qarkun e Beratit, 9 vende vakante në Qarkun e Dibrës dhe 45 vende vakante në Qarkun e Durrësit. Duke vazhduar më tej me 35 pozicione të lira në Qarkun e Elbasanit, 50 vende punë të lira në Qarkun e Fierit , 12 vende të lira në Qarkun e Gjirokastrës dhe 39 pozicione të lira në Qarkun e Korçës. Në Qarkun e Kukësit pozicionet vakante sipas lajmërimit të DAP do të jenë 24, pasur nga Qarku i Lezhës me 15 vende pune të lira dhe Qarku i Shkodrës me 67 vende të lira. Sipas njoftimit në Tiranë do të jenë plot 440 vende pune të lira për studentët ndërsa në Qarkun e Vlorës do të jenë të lira 48 vende pune. Për vitin 2019, pozicionet vakante specialist dhe të barasvlefshëm në institucionet e administratës shtetërore jashtë shërbimit civil të plotësohen me prioritet nga studentët e ekselencës të diplomuar duke filluar nga viti 2017 e në vijim, nëpërmjet punësimit të tyre me kontratë të përkohshme 1-vjeçare. Sipas vendimit të qeverisë përjashtohen nga ky rregull pozicionet e kësaj kategorie për të cilat legjislacioni specifik përcakton kritere të posaçme në lidhje me vjetërsinë dhe zotërimin e certifikimeve të ndryshme.

Ekselentët
“Studentë të ekselencës” janë studentët të cilët kanë përfunduar studime universitare në secilin prej cikleve të arsimit të lartë me mesatare 9.00 – 10.00 ose ekuivalent, në: institucionet e arsimit të lartë jashtë Shqipërisë; institucionet e akredituara të arsimit të lartë publik apo institucionet /programet e akredituara të arsimit të lartë jopublik në Republikën e Shqipërisë. Procesi i përzgje-dhjes dhe emërimit menaxhohet nga Kryeministria, ministritë e linjës dhe institucionet e tyre të varësisë. Sipas VKM-së Kryeministria dhe ministritë e linjës shpallin publikisht në faqet e tyre zyrtare, thirrjen për shprehjen e interesit të studentëve të ekselencës që duan të punësohen përkohësisht në institucionet e tyre të varësisë, sipas kërkesës së këtyre të fundit, përkatësisht brenda muajit janar 2019 dhe muajit gusht 2019.

Aplikimi

a) Pozicionet vakante, të grupuara bazuar në kriterin e nivelit dhe llojit të diplomës (fusha e studimit) që
kërkon pozicioni i punës;
b) Dokumentet që duhet të dorëzohen dhe mënyrën e dorëzimit të tyre;
c) Mënyrën dhe afatin e dorëzimit, të përcaktuar me datë të saktë kalendarike;
ç) Mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve;
d) Datat e daljes së rezultateve;
dh) Mënyrën e njoftimit dhe të komunikimit me kandidatët.

Procedurat

Dokumentet
Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë Kryeministrisë apo ministrisë që ka bërë shpalljen publike
në mënyrën e përcaktuar në të, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e parë e
shpalljes në faqen përkatëse zyrtare.

Përzgjidhja
E drejta e përzgjedhjes është sipas precedencës, si më poshtë vijon:
a) Studentët e diplomuar në institucionet e arsimit të lartë në një nga vendet anëtare të OECD-së ose BE-së;
b) Studentët e diplomuar në institucionet e akredituara të arsimit të lartë publik në Shqipëri;
c) Studentët e diplomuar në institucionet/ programet e akredituara të arsimit të lartë jopublik në Shqipëri
dhe studentët e diplomuar në vende të tjera jashtë Shqipërisë, të ndryshme nga vendet e OECD-së ose
BE-së. Diplomat e përfituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe
Rinisë, sipas legjislacionit në fuqi.

Në rastet e studentëve me mesatare të njëjtë, e drejta e përzgjedhjes përcaktohet me short në prezencë të tyre.
Kryeministria/ministritë, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga përfundimi i procesit vendimi:
a) publikojnë në faqet e tyre zyrtare listat e studentëve që kanë përzgjedhur pozicionet e punës;
b) dërgojnë pranë institucioneve të tyre të varësisë listat e studentëve të cilët kanë përzgjedhur pozicionet
e punës për secilin institucion

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLENDI FEVZIU KTHEHET PAS NË KOHË/ Poston foton me Fatos Nanon nga burgu i Bënçës
Previous article LAZIO - JUVENTUS/ "Zonja e Vjetër" barazon shifrat, shënon Cancelo

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT