• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“80 TË ZDHUKUR NGA DROGA E VLORËS”/ Reagon POLICIA dhe PROKURORIA: Në 3 vite…
Home
Breaking News

“80 TË ZDHUKUR NGA DROGA E VLORËS”/ Reagon POLICIA dhe PROKURORIA: Në 3 vite…

1 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nje dite pas deklarates se forte te PD-se qe i referohej situates alarmante me 80 te zhdukur nga lufta e droges ne Vlore, per te cilin TCH beri nje emsionin ekskluziv me deshmi te familjareve, emra dhe histori, vjen reagimi i Prokurorise dhe Policise se Vlores.

 

Me nje deklarate per mediat, theksohet se ne 3 vite numri total i personave të larguar nga banesa është 23.

“Megjithëse të gjitha rastet janë referuar në Prokurori, vetëm për 4 raste në 3 vitet e fundit janë konstatuar elementë të veprës penale dhe janë regjistruar në Prokurori si çështje, e ndërkohë po vijojnë hetimet për gjetjen e tyre”- njofton policia.

Deklaratë e përbashkët e Prokurorisë dhe Policisë së Vlorës

Nisur nga transmetimi në TV Top Channel i një reportazhi, ku flitet për rreth 80 persona të zhdukur në vitet e fundit, një numër i cituar edhe nga foltorja e PD-së ditën e djeshme, Prokuroria dhe Policia e Vlorës sqarojnë opinionin publik se:

Në 3 vitet e fundit rezulton se numri total i personave të larguar nga banesa është 23.

• në 2016 – 4 shtetas të larguar
• në 2017 – 6 shtetas të larguar
• ne 2018 – 13 shtetas të larguar

Shumë prej këtyre personave janë larguar me dëshirë nga banesa, por dhe janë rikthyer.

Megjithëse të gjitha rastet janë referuar në Prokurori, vetëm për 4 raste në 3 vitet e fundit janë konstatuar elementë të veprës penale dhe janë regjistruar në Prokurori si çështje, e ndërkohë po vijojnë hetimet për gjetjen e tyre.

Gjithashtu, përsa i përket veprave penale kundër personit, bëjmë me dije se në krahasim me 1 vit më parë ka ulje të ndjeshme, konkretisht:

Nga 12 vrasje të evidentuara në vitin 2017, numri i tyre ka rënë me 50%, ose në 6 vrasje në 2018.

Nga 10 vrasje të mbetura në tentativë në 2017, është ulur me 50% numri në 2018, pra janë 5 tentativa të evidentuara.

Të gjitha strukturat e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e agjenci të tjera ligj zbatuese, vijojnë punën intensive për goditjen e paligjshmërive me qëllim ruajten e parametrave të rendit dhe të sigurisë e në shërbim të qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MAKINAT E PRODHUARA PARA 98"/ Deputeti i PD: Ndalimi i importit, diskrimunues. I nxitur nga…
Previous article JANË TË PANDASHËM/ Bieta Sulo na prezanton me portretin e adhurueshëm të familjes së saj

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT