• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
8 vjedhje të dokumentuara/ Ishin kthyer në tmerrin e lezhjanëve, policia prangos autorët (EMRAT)
Home
Breaking News

8 vjedhje të dokumentuara/ Ishin kthyer në tmerrin e lezhjanëve, policia prangos autorët (EMRAT)

24 February, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për një sërë vjedhjes të ndodhura në Lezhë dhe rrethina, duke mos kursyer dyqane, magazina, servise, makina, motorë etj.

Të paktën 8 vjedhje ka dokumentuar policia ndaj tyre. Efektivët e policisë Lezhë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar bazuar në informacione policore, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Alket Makaj, 43 vjeç, banues në Tale-Lezhë.

Ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Lezhës, të dokumentuara në mënyrë ligjore, dhe konkretisht:

– Më datë 20.01.2018, në rrugën e Spitalit Lezhë, dyshohet se ka vjedhur mjetin ciklomotorr të shtetasit B.L.
– Më datë 05.02.2018, dyshohet se i ka vjedhur dy bateri të mjetit të shtetasit K.C.
– Më datë 22.02.2018, në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, dyshohet se ka vjedhur me thyerje një dyqan kioskë në pronësi të shtetases D.G.

– Më datë 23.02.2018 në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, dyshohet se ka vjedhur me thyerje një dyqan kioskë në pronësi të shtetases R.M.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në momentin e arrestimit, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale disa doza lëndë e dyshuar narkotike “Marijuanë”.

I arrestuari tjetër është shtetasi:
– Rambo Hasani, 27 vjeç, banues në Lezhë

Edhe ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Lezhës, të dokumentuara në mënyrë ligjore, dhe konkretisht:

– Me datë 23.02.2018, tek magazina në pronësi të shtetasit Xh.S., dyshohet se ka vjedhur disa mjete pune.
– Me datë 11.02.2018, dyshohet se ka vjedhur servisin në pronësi të shtetasit A.D. në Lezhë
– Me datë 16.01.2018, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit Gj.Gj. në Balldre – Lezhë.
– Me datë 12.12.2017, dyshohet se ka vjedhur magazinën në pronësi të shtetasit N.M. në Rrilë.

Vijojnë hetimet për dokumentimet ligjore edhe të vjedhjeve të tjera që këta 2 shtetas mund të jenë autorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotikëve” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga neni 283/1 e 134 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Alket Makaj si dhe vepra penale ” Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Rambo Hasani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAVAJË/ Makina del nga rruga merr para njerëzit, 2 të vdekur dhe një fëmijë rëndë në spital
Previous article Presidenti Trump shpall sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR POGRADEC-QAFË THANË/ Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR POGRADEC-QAFË THANË/ Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital

"LA PAS FËMIJËN 8 MUAJSH"/ Të afërmit hapin GoFundMe në ndihmë të familjes së policit të vrarë gjatë detyrës, Enea Mekolli Aktualitet

"LA PAS FËMIJËN 8 MUAJSH"/ Të afërmit hapin GoFundMe në ndihmë të familjes së policit të vrarë gjatë detyrës, Enea Mekolli

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT