Partia Demokratike ka përkujtuar 8 dhjetorin e lëvizjes studentore ku mjaft të rinj u ngritën në protest për të kundërshtuar sistemin diktatorial.
Të rinj dhe të reja janë mbledhur në sallën “Liria” në Qytetin Studenti për të nderuar këtë ditë.
I pranishëm në aktivitet është edhe kreu i PD-së Lulzim Basha si dhe paraardhësi i tij Sali Berisha.
Berisha ne fjalen e tij tha: “Eshte privilegj kremtimi i Dites se Rinise qe eshte dita e revolucionit demokratik paqesor, me e rendesishmja ne historine e lirise. 8 dhjetori eshte dite frymezimi. Te rinjte 27 vjet me pare u perballen me diktaturen me mizore dhe shnderruan qytetin Studenti ne keshtjellen e Lirise. Shqiperia e 90-es ishte me keq se Koreja e Veriut sot. Ishin vrare 96 te rinj pse donin te gjenin lirine. Mesazhi i madh i 8 dhjetorit eshte guximi. Fitojne ata qe guxojne!
“…
vijon
8 dhjetori ishte dita kur Shqipëria u ritakua me Europën, kur shqiptarët u rikthyen tek vlerat europiane. Prandaj 8 dhjetori mund të quhet pa frikë dita e parë europiane në Shqipëri pas një gjysëm shekulli endje nëpër humbëtirat e Lindjes.
Posted by Lulzim Basha on Freitag, 8. Dezember 2017


