Ibrahim Milushi, inxhinier në Institutin e Gjeoshkencave tha në emisionin Now në Euronews Albania se numri i viktimave nga tërmeti shkatërrimtarë që goditi Turqinë mëngjesin e së hënës pritet të shkojë në 10 mijë.
Inxhinieri tha se fuqia e tërmetit që goditi Turqinë ishte sa 130 bomba bërthamore, ose i barabartë me shpërthimin e 6 mln tonë tritol.
“Turqia ka një ndërtim tektonik shumë të ndërlikuar. Zona ku ka ndodhi tërmeti quhet zona tektonike e Anadollisë lindore, por ky tërmet ka një magnitudë shumë të lartë dhe të kësaj shkalle nuk ka pasur ka pasur në këtë rajon. Mund të them që një tërmet me magnitudë 8 ballë është i barabartë me shpërthimin e 6 mln tonë tritol”, tha inxhinieri.


