• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
8 arsye pse një grua e pavarur nuk gjen burrin e duhur
Home
Jetë

8 arsye pse një grua e pavarur nuk gjen burrin e duhur

28 December, 2017 k.autor Jetë

Në të vërtetë,  ka plot burra të aftë për t’ju qëndruar në krah dhe t’ju japin gjithçka për të cilën keni nevojë. Mashkulli i duhur për ty ekziston dhe nuk është princi i kaltër i përrallave, jo sepse ti nuk u beson përrallave, por sepse nuk ke nevojë që princi të vijë e të të shpëtojë. Ti mund t’ja dalësh më së miri vetë. Je një grua e pavarur dhe burri që do të bëjë të lësh mendjen pas tij ekziston diku, problemi është pikërisht ky: ta gjesh. Po, por ku? Nuk është problemi se ju nuk kërkoni, por keni vënë re një vështirësi për të gjetur atë të përshtatshmin për ju. Dhe ja pse.

Burrat mund të ndihen të pasigurt përballë një gruaje të fortë

Jo të gjithë sigurisht, por një pjesë po. Dhe kjo për shkak se në të shkuarën ishin burrat ata që mbronin një grua dhe kujdeseshin për nevojat e saj, sidomos nga ana ekonomike. Sot, gratë dhe vajzat nuk kanë më nevojë për këtë tip mbështetjeje nga ana e partnerit, por të konsiderohen të barabarta, të kenë suport emocional dhe objektiva të përbashkëta. Në këtë pikë shumë meshkuj mund të protestonin duke thënë që është një debat i vjetër dhe i superuar dhe se tashmë barazia është arritur. Nuk është ekzaktësisht kështu dhe kjo sepse ndryshimet sociale janë më të ngadalta se vetë personat dhe vizionet e reja nuk ndodhin në mënyrë homogjene, por në mënyrë të shpërndarë.

Vendosin veten në vend të parë

Një vajzë e pavarur e ka kuptuar që për të qenë mirë pranë një mashkulli duhet para së gjithash të jesh mirë me veten dhe mirëqenia psiko-fizike është një prioritet në raport me këdo tjetër. Tashmë e di se vetëm në qoftë se je mirë vetë mund t’i ndihmosh të tjerët përreth teje dhe se lumturia vjen jo nga ajo që ndodh jashtë, por brenda teje.

Nuk kanë nevojë të kërkojnë ndihmë për asgjë

Dinë të rregullojnë një lavaman që rrjedh e çdo gjë tjetër. Asgjë nuk është e pamundur për sa kohë nuk kërkojnë ndihmë edhe për gjërat më minimale. Kjo nuk do të thotë që një vajzë e tillë nuk di të kërkojë ndihmë dhe është nga ato që kanë dëshirë të tregojnë me çdo kusht që dinë të menaxhojnë çdo situatë. Do të thotë që dinë të kërkojnë ndihmë kur kanë vërtetë nevojë.

Ndonjëherë nuk ka të bëjë me një ndihmë praktike, por me një dorë që zgjatet në një moment të brishtë, sepse edhe vajzat e pavarura kanë momente dëshpërimi jo çdokush mund të jetë përkrah tyre.

Dallimi mes burrave dhe grave është akoma prezent në shumë situata

Hendeku gjinor ekziston akoma në shumë ambiente dhe është e vështirë të mos preket. Mjafton të shohim raportin e Global Gender Gap për vitin 2016 për të kuptuar që në shumë fusha ka një dallim gjinor që disfavorizon gratë. Për shembull, ekziston një diferencë në paga, por edhe në aksesin drejt oportuniteteve ekonomike. Çështja është se një grua e pavarur është e vëmendshme ndaj këtyre temave dhe shpesh përballet individualisht në ato situata ku identifikon ndryshime të tilla.

Nuk dorëzohen lehtë

Nuk janë aspakt vajza të dëgjueshme e të nënshtruara, dinë të thonë “jo” dhe të zgjedhin rrugën më të vështirë nëse besojnë se është e duhura.

Nuk kanë frikë të sfidohen, por e bëjnë vetëm nëse ja vlen

Nuk kanë frikë për përgjegjësitë në çift, por për shkak se janë të vetëdijshme e bëjnë vetëm kur e kuptojnë që për shkak të marrëdhënies në çift, jeta e tyre mund të jetë më e mirë.

Nuk kanë frikë nga vetmia

Të jesh single për to nuk është një problem. Në fakt, kanë mësuar të vlerësojnë momentet e vetmisë që janë të paçmueshme dhe falë tyre e njohin veten thellësisht.

Nuk janë pre e gjuetisë të një burri çfarëdo

Vlen shprehja e vjetër “më mirë vetëm se nën shoqëri të keqe” , kështu që nuk kënaqen duke qëndruar në një marrëdhënie lineare, me një burrë që nuk i bën të lumtura. Dhe mbi të gjitha nuk do të jenë kurrë aq të dëshpëruara sa të kënaqen nga mashkulli i parë që kërkon t’i joshë. Ok, mund të kenë standarde pak të larta por në fund të fundit nuk janë të paarritshme!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qendra tregtare ku femrat kineze marrin burra me qira
Previous article CV-ja nuk është më në modë. Ka të tjera mënyra për të gjetur punë

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT