Kryeministri Edi Rama nuk i është ndarë postimeve ironizuese ndaj Partisë Demokratike. Këtë herë, Rama,i cili ka siguruar një procerverbal nga Kuvendi Kombëtar i kësaj partie, i mbajtur pak ditë më parë ironizon gabimet e bëra në përllogaritje.
Kryeministri pyet sesi ka mundësi se nga 4741 votues votojnë 4919, ndërsa kujton edhe gafën e Bashës në Kuvend.
“Po 7×7 bojnë 42 praaa”, shkruan Rama.



