“7800 gjoba dhe 254 leje drejtimi të bllokuara”. Ky është bilanci Policisë Rrugore për javën që lamë pas.
Drejtoria e Përgjithshme njofton se për drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur Kodin e rregullat e qarkullimit rrugor, janë marrë masa për ndëshkimin e tyre.
Përmes një komunikimi me mediat, policia njoftoi se gjobat janë vendosur për tejkalim shpejtësi, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, parakalime të gabuara, përdorim celulari etj.
Po ashtu, janë bllokuar 254 leje drejtim për tejkalim shpejtësie apo për përdorim alkooli në drejtimin e mjetit.
Ndërkohë, vetëm këtë fundjavë janë ndëshkuar 58 drejtues mjeti, 21 prej tyre pasi e drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe 37 prej tyre ngaqë ishin pa leje drejtimi.


