• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
73 VJETORI I THEMELIMIT/ Meta mesazh për shkollën ushtarake “Skënderbej”: Ishin të parët kudo
Home
Politikë

73 VJETORI I THEMELIMIT/ Meta mesazh për shkollën ushtarake “Skënderbej”: Ishin të parët kudo

28 March, 2019 k.autor Politikë

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka komentuar themelimin e Shkollës Ushtarake “Skëndërbej”. Në “Facebook”, Meta  shkruan se ata dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm në forcimin e ushtrisë por në të gjithë institucionet e sigurisë kombëtare.

Meta ndër të tjera, shkruan se gjurmët e tyre janë ende të freskëta në gjithë Shqipërinë duke renditur vepra si Fierza dhe  brezaret e Ksamilit.

“Sot me rastin e themelimit të Shkollës Ushtarake “Skënderbej” kam kënaqësinë t’i përshëndes të gjithë skënderbegasit e mrekullueshëm, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm në forcimin e ushtrisë sonë dhe të gjithë institucioneve të sigurisë kombëtare me dijet dhe atdhedashurinë e tyre, por që shkëlqyen edhe në të gjitha fushat e tjera si sportistë, akademikë e artistë, falë një edukimi të gjithanshëm plot pasion që morën nga mësuesit e mësueset më të mira të kohës.

Gjurmët e shkëlqyera të këtij edukimi janë ende të freskëta në të gjithë Shqipërinë, që nga veprat më të mëdha hidro-energjitike me në krye Fierzën, e deri te brezaret e Ksamilit. Skënderbegasit ishin të parët kudo në çdo shërbim dhe sakrificë që u kërkohej për mbrojtjen dhe zhvillimin e atdheut. Ata përqafuan ndryshimet demokratike dhe dhanë një kontribut të shkëlqyer në transformimin e modernizimin e Forcave të Armatosura, si edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në Aleancën më të madhe të lirisë, 10 vite më parë. Ndaj shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë skënderbegasit kudo që ndodhen, për familjet e tyre dhe të gjithë mësuesit e pedagogët e tyre të dashur.”, thekson Meta

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI ME 50 TË VRARË/ Zelanda e Re i kërkon Kosovës largimin e pamjeve online
Previous article ZBULON PRAPASKENAT E CR7/ Mirabelli: Nëse do kishin qenë pronarët e tanishëm, Ronalado do luante tek...

k.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT