• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“70-VJETORI I MASAKRËS SË VALIMIRIT”/ Meta: Keqardhje për ekzekutimin barbar të 14 mirditorëve
Home
Politikë

“70-VJETORI I MASAKRËS SË VALIMIRIT”/ Meta: Keqardhje për ekzekutimin barbar të 14 mirditorëve

17 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

“Me rastin e 70-vjetorit të masakrës së Valmirit, dua të shpreh keqardhjen më të thellë për ekzekutimin barbar të 14 mirditorëve, përfaqësues të familjeve të shquara të Mirditës nga regjimi komunist, si një hakmarrje mizore ndaj kësaj krahine, duke përdorur si pretekst vrasjen kriminale dhe të pabesë ndaj njërit prej bijve më të shquar dhe më të dashur të Mirditës, Bardhok Bibës”. Keshtu e nis Presidenti i vendit, Ilir Meta, mesazhin e tij ne kujtim te 70 vjetorit te masakrës së Valmirit

 

 

Sipas Metes, “Regjimi komunist e instrumentalizoi vrasjen e Bardhok Bibës për t’i përçarë më thellë mirditorët për dekada të tëra, për të goditur të gjitha familjet me tradita patriotike dhe bindje jokomuniste, si dhe për ta bërë këtë krahinë një shembull nënshtrimi nën terror”.

Mesazhi i Presidentit 

Me rastin e 70-vjetorit të masakrës së Valmirit, dua të shpreh keqardhjen më të thellë për ekzekutimin barbar të 14 mirditorëve, përfaqësues të familjeve të shquara të Mirditës nga regjimi komunist, si një hakmarrje mizore ndaj kësaj krahine, duke përdorur si pretekst vrasjen kriminale dhe të pabesë ndaj njërit prej bijve më të shquar dhe më të dashur të Mirditës, Bardhok Bibës.

Gjyqi farsë dhe ekzekutimet publike, së bashku me vuajtjet pambarim të mbi 300 familjeve mirditore që u internuan, jo vetëm që nuk mund t’u a lehtësonin dhembjen mirditorëve për vrasjen e pabesë të njeriut që hapi dhjetra shkolla për t’u dhënë dritë fëmijëve të Mirditës, por as mund të ndihmonte shpirtin e Bardhok Bibës të prehej më i qetë, i cili në pak vite organizoi një fushatë të jashtëzakonshme për faljen e qindra gjaqeve, duke e nisur me faljen e gjakut të njerëzve më të afërt të familjes së tij gjatë luftës.

Regjimi komunist e instrumentalizoi vrasjen e Bardhok Bibës për t’i përçarë më thellë mirditorët për dekada të tëra, për të goditur të gjitha familjet me tradita patriotike dhe bindje jokomuniste, si dhe për ta bërë këtë krahinë një shembull nënshtrimi nën terror.

Por mirditorët si një popull i mençur dhe në liri s’ mund të përdoren më nga askush kundër njëri-tjetrit.

Nderim martirëve të pafajshëm të masakrës së Valmirit!
Përulje dhe nderim për 300 familjet mirditore që u internuan dhe vuajtën në kampet mizore të komunizmit!
Nderim kujtimit të ndritur të Bardhok Bibës, i cili bëri aq shumë për arsimimin e vocërrakëve të Mirditës dhe emancipimin e krahinës, por dhe që punoi si askush tjetër për të shuajtur plagën e tmerrshme të gjakmarrjes dhe për vëllazërimin e mirditorëve.🇦🇱

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËSHKIMI NGA ATLETICO BILBAO/ Pique befason me deklaratën: Më mirë të humbasim tani, sesa...
Previous article E ARDHMJA E YLLIT TË TOTTENHAM NË DILEMË/ Pochettino konfirmon: Erkisen ka kërkuar largimin, për mua...

k.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet Aktualitet

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT