Sot bëhen 7 vite nga ngjarja e “21 janarit” ku mbetën të vdekur 4 persona gjatë protestës Partisë Socialiste në opozitë asokohe.
Kryeministri Rama do të mbledhë sot në kryeministri familjarët e viktimave në ambientet e Kryeministrisë.
Po ashtu në një njoftim për mediat thuhet se do të zhvillohen homazhe përgjatë Bulevardit të Dëshmorëve.
Gjatë takimit ka marrë fjalën edhe vajza e njërit prej viktimave në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në 21 janarin e 7 viteve më parë.
Ajo ka shprehur besimin se Reforma në Drejtësi do të japë edhe drejtësinë e merituar për 4 viktimat.
“Historia ka mësuar se popujt në vite besojnë tek drejtësia. Nuk kisha mundësi të shkruaja një letër më herët, por them se besoj tek drejtësia për vdekjen e babait tim. Besojmë tek reforma në drejtësi,” tha ajo.