Kryeministri Rama ndodhet në Gjermani nga ku në një axhendë të ngjeshur takimesh, spikati ai i djeshmi me kancelaren Merkel ku Rama i dhuroi edhe librin me pikturat e tij.
Ky fakt duket të ketë bërë jo pak bujë në Gjermani, teksa me anë të një shkrimi në faqen zyrtare të qeverisë gjermane fakti se kryeministri i Shqipërisë është artist renditet i pari.
AlpeNews.al, ka përshtatur në shqip artikullin me titullin: Shtatë gjërat që nuk dinit për Shqipërinë.
1.Kryeministri Edi Rama nuk është vetëm një personalitet në politikë, por gjithashtu artist dhe një piktor i tralentuar me ekspozita në Muzeun Kombëtar Tiranë ose në” Galerinë Tate” në Londër.
2.Shqipëria gjeneron gati 100% të energjisë së saj nga hidrocentralet. Termocentrali në Rezervuarin e Komanit ka një kapacitet prej 600 megavat.
3.Bregdeti shqiptar i detit Jon njihet edhe si Riviera Shqiptare për shkak të plazheve të tij të virgjër dhe të bukur. Sot, më shumë se 4.5 milion turistë vizitojnë vendin çdo vit.
4.Nën sundimin e Enver Hoxhës ‘200,000 mini bunkerët u ndërtuan në vitet ’70 dhe ’80 për mbrojtje në rast sulmi.
5.Liqeni më i vjetër i Evropës është i vendosur në Shqipëri. Ohri është shtëpi për një shumëllojshmëri të llojeve unike bimore dhe shtazore, si dhe fosileve të gjalla. Liqeni mbrohet nga UNESCO për trashëgiminë e tij.
6.Shqipëria është një komb emigracioni: Vetëm 2.9 milion qytetarë jetojnë në vend. Në kërkim të një perspektive më të mirë, 4 milion bashkatdhetarë jetojnë jashtë vendit, shumica e tyre në Greqi, Maqedoni dhe Kosovë.
7.Flamuri i Shqipërisë tregon një shqiponjë të zezë, me dy koka, në një sfond të kuq. /AlpeNews.al



