• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
62-VJEÇARI TENTOI TË VRISTE FAMILJEN/ Mjekja psikiatre: Në Korçë janë mbi 3600 persona me probleme të shëndetit mendor
Home
Aktualitet
Kronikë

62-VJEÇARI TENTOI TË VRISTE FAMILJEN/ Mjekja psikiatre: Në Korçë janë mbi 3600 persona me probleme të shëndetit mendor

12 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

I mbyllur në shtëpinë e tij, në gjendje të rënduar mendore dhe i armatosur me kallashnikov Ramiz Muçollari 62-vjeçari nga Qesaraka e Maliqit i rezistoi mbi 8 orë forcave të policisë, derisa u ekzekutua prej Forcave RENEA mëngjesin e së shtunës.

Ai plagosi një ditë më parë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas refuzoi të dorëzohej pavarësisht përpjekjeve të policisë për të negociuar, ndërsa qëllonte në drejtim të tyre nga kati i tretë i banesës.

Sipas të dhënave, Ramiz Muçollari, një person i kartelizuar për problemet e shëndetit mendor, ditën e premte kishte qenë në gjendje të rënduar dhe u shoqërua në spital nga djali dhe një i afërm, por ai nuk u shtrua dhe pas kthimit në banesë nisi të konfliktohej me familjarët duke plagosur me thikë bashkëshorten në këmbë dhe me një levë djalin e tij në pjesën e kokës.

Ndërsa dy anëtarët e familjes kërkuan ndihmë dhe u dërguan ne spital, policia e Korçës rrethoi banesën për të bërë 62-vjeçarin që të dorëzohej, por ai ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Rreth orës 2 të mëngjesit të së shtunës në vendngjarje mbërritën forcat RENEA dhe për gati 6 orë mes tyre dhe 62-vjeçarit pati shkëmbime zjarri e për pasojë Muçollari humbi jetën.

“Ka pasur probleme më parë, por kanë kaluar 6-7 vite. Ishte mirë. Shqetësimi ka qenë tani në fund fare”, rrëfen një fqinj.

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili e konsideroi këtë si një përmbushje të detyrimeve ligjore nga autoritetet, kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Por nga ana tjetër, mjekja psikiatre Nikolina Bode thotë se në Korçë janë mbi 3600 persona të kartelizuar për probleme të shëndetit mendor, ndërsa i nxehti ndikon në rritjen e agresivitetit.

“Ndikojnë shumë faktorë socialë, ekonomikq, emigracioni. Në këtë periudhë, temperaturat e larta ndikojnë negativisht te pacientët, sidomos ata që shfaqen të dhunshëm në familje”.

Pavarësisht diagnostikimit, mjekët specialistë pohojnë se në kushtet e agravimit të pacienteve të cilët kanë forma dhune në familje, risku për krime mbetet i lartë. Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAWAI I "SHKRUMBUAR" NGA FLAKËT/ Shkon në 80 numri i viktimave
Previous article EKZEKUTOI GRUAN E TIJ DHE BABË E BIR/ Merr fund TMERRI, Sulejmanoviç kryen vetëvrasje

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore Aktualitet

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter Aktualitet

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT