• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
613KG DROGE NE KONTENIERIN ME BANANE/ Babai i Arbër Çekaj hap të njëjtin aktivitet 21 ditë më vonë, por…
Home
Breaking News

613KG DROGE NE KONTENIERIN ME BANANE/ Babai i Arbër Çekaj hap të njëjtin aktivitet 21 ditë më vonë, por…

13 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vetëm 21 ditë pas kapjes së drogës në kamionin e bananeve të kompanisë, babai i Arbër Çekaj, Selim Çekaj ka hapur të njëjtin biznes me të njëjtin aktivitet por me emër të ndryshëm. Për hapjen e këtij aktiviteti ka filluar menjëherë hetimi ndaj task-forcave.

Më herët, “Forca e Ligjit” ka sekuestruar disa llogari bankare në emër të kompanisë “Arbri Garden” shpk, të cilës iu sekuestruan 613 kg kokainë në shkurt të këtij viti në Portin e Durrësit, si dhe subjektit “Ecoalmax” shpk, të dyja në pronësi të Arbër Çekajt.

Sipas task-forcës që heton grupet kriminale vlera totale e llogarive të sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë, që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.

Në 28 shkurt të këtij viti në një kontejner me banane, i ardhur nga Kolumbia si porosi e kompanisë “Arbri Garden”, u gjetën në dyshemenë e dyfishtë të tij rreth 613 kg kokainë. Lënda narkotike u konstatua gjatë kontrollit në skaner. Në pranga u vunë menaxheri i kompanisë, Donald Lushaj dhe shoferi që do transportonte me kamion konteinerin nga Porti i Durrësit për në kapanonet e kompanisë në Maminas, ndërsa në kërkim u shpall pronari i “Arbri Garden”, Arbër Çekaj, i cili ishte larguar ndërkohë në drejtim të Gjermanisë.

Çekaj u arrestua më 4 maj në një provincë pranë Dusseldorfit nga policia gjermane, ndërsa në ndihmë të tyre për identifikimin e të kërkuarit, shkuan edhe dy efektivë të policisë shqiptare. Arbër Çekaj pritet të ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri për t’u përballur me akuzat e drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRANCË-KROACI/ Zbuloni skuadrën favorite të finales në Kupën e Botës
Previous article E HABITSHME/ Rakitic luajti i sëmurë kundër Anglisë, ja nga se vuante "ylli" kroat

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT