Është shtyrë për të dhjetën herë në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar çështja për Arbër Çekajn, pronarin e firmës “Arbri Garden”, të cilit iu sekuestruan 613 kilogram kokainë të fshehura në një kontenier.
Ditën e sotme ishte parashuikuar që përpara gjykatësve të vhej menaxheri i kompanisë Donald Lushaj dhe shoferi Armand Pezaku, i cili transportoi drogën nga porti i Durrësit në Maminas.
Avokati i Pezakut Ardian Visha ka kërkuar më parë veçimin e çështjes, duke thënë se ka gati konkluzionet që prej 26 dhjetorit, por kërkesa e tij u refuzua.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Çekaj, i akuzuari për trafikimin e sasisë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë.


