• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
613 KG KOKAINË/ Dërgohen tre letër porosi për “Arbri Garden” në Ekuador, Kolumbi e Panama
Home
Aktualitet
Kronikë

613 KG KOKAINË/ Dërgohen tre letër porosi për “Arbri Garden” në Ekuador, Kolumbi e Panama

4 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Krimeve te Renda nisi tre letër porosi në shtetet që janë dhe furnizueset kryesore me kokainë të tregjeve botërore. Dosjet u dërguan në Ekuador, Kolumbi dhe Panama, për të marrë më shumë informacion për të gjitha ngarkesat e kompanisë shqiptare “Arbri Garden”.

Prokuroria shqiptare kërkon nga autoritetet e këtyre vendeve që të japin të dhëna jo vetëm mbi ngarkesat, por edhe mbi çdo rast të dyshimtë që mund të jetë evidentuar gjatë kontrolleve të kontenierëve me banane, me destinacion Shqipërinë.

Verifikimet në këtë linjë po bëhen për të hedhur dritë mbi të kaluarën e kompanisë në pronësi të Arbër Çekaj, person i shpallur në kërkim që pas zbulimit në kontenierin e porositur prej tij, të 613 kilogramëve kokainë.

Ndërkohë kontrollet që janë bërë në dogana dhe në dokumente të tjera biznesi të formës, kanë konstatuar me qindra rrugë që janë bërë nga shtetet e Amerikës Qendrore drejt portit të Durrësit. Policia verifikoi nga ana tjetër edhe ambientet e biznesit që disponon “Arbri Garden”, në Elbasan dhe në Kashar të Tiranës.

“Arbri Garden” u krijua në 3 maj te vitit 2012 dhe megjithë gamën e gjerë të aktiviteteve të shënuara në regjistrin e qendrës kombëtare të regjistrimit, aktiviteti kryesor ka qenë importi i frutave ekzotike. Vetë pronari i kompanisë mohoi të ketë lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Ndërkohë, të arrestuar për çështjen deri më tani janë shoferi Armando Pezaku dhe administratori Donald Lushaj.

Vlera e kokainës llogaritet në 180 milionë euro, ndërkohë që mister kanë mbetur porositësit dhe garantët e saj./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pikantet Tirana-Shënkolli/ Tension në pankinë, era “kundër’ trajnerit të Shënkollit
Previous article Messi e do Saulin, jo Griezmannin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

KRIMI NË ROSKOVEC/ Banori i zonës: Jemi të shokuar, ishin njerëz për së mbari Aktualitet

KRIMI NË ROSKOVEC/ Banori i zonës: Jemi të shokuar, ishin njerëz për së mbari

TRONDITËSE/ Burri vret ish-vjehrrin në fshatin Vidhisht, merr peng edhe ish-gruan e tij, detajet e para Aktualitet

TRONDITËSE/ Burri vret ish-vjehrrin në fshatin Vidhisht, merr peng edhe ish-gruan e tij, detajet e para

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT