• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
60 MIJË DOZA SINOVAC/ Manastirliu: Garantohen dozat e dyta për qytetarët
Home
Politikë

60 MIJË DOZA SINOVAC/ Manastirliu: Garantohen dozat e dyta për qytetarët

23 May, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Mbërrijnë 60 mijë doza të tjera të vaksinës Coronavac së Sinovac, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash, të qeverisë shqiptare me distributorin e autorizuar të Sinovac. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj kanë pritur mbërritjen e vaksinave nga Aeroportin “Nënë Tereza”, ku deklaruan se janë garantuar plotësisht dozat e dyta për qytetarët.
“60 mijë dozat që mbërritën sot, janë pjesë e kontratës së dytë që qeveria shqiptare ka negociuar me distributorin e autorizuar të vaksinës Coronavac të Sinovac. 60 mijë doza, të cilat do të përdoren për qytetarët që kanë marrë dozën e parë dhe duhet të vijojnë edhe vaksinimin me dozën e dytë. Tashmë në Shqipëri janë mbi 830 mijë doza në total që kanë mbërritur”, deklaroi Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se të hënën vijnë sërish mbi 14 mijë vaksina Pfizer dhe përsëri vaksina AstraZeneca në fund të majit, duke vijuar me kalendarin e vaksinimit.
“E kemi vendosur të arrijmë 1 milion vaksinime brenda muajit qershor. Duke filluar nga dita e nesërme serish vijnë vaksina, janë 14,040 vaksina që vijnë nga kontrata jonë me Pfizer dhe nga kontrata e lidhur me Bashkimin Europian. Brenda muajit maj dhe fillim qershori, presim gjithashtu të vijnë edhe 40 mijë vaksina të AstraZeneca nga instrumenti COVAX dhe do të kemi serish sipas kalendarit të ardhjes së vaksinave, lloje të vaksinave që qeveria shqiptare ka kontaktuar dhe do të vijojmë me intensifikimin e vaksinimit”, tha Manastirliu.
Duke folur për planin e vaksinimit, Ministrja  e Shëndetësisë tha se me ardhjen e vaksinave, do të ulet fasha dhe do të zgjerohen kategoritë, duke filluar nga vaksinimi për punonjēsit e transportit publik.
“Dhe duke filluar me ardhjen e vaksinave, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare me distributorin e Sinovac, 500 mijë vaksina, do të vijojmë edhe rritjen e grupeve të riskut, duke përfshire edhe punonjësit e transportit publik, të cilët janë pjesë e planit tonë të vaksinimit, ndërsa do të vijojmë edhe me uljen e fashës”, tha Manastirliu.
Ndersa Ministri Arben Ahmetaj, u shpreh se ky është një premtim i mbajtur i qeverisë shqiptare pas datës 25 Prill dhe ka të bëjë me atë që mendon kjo qeveria për qytetarët e vet, për kujdesin në vazhdim.
Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur mbi 833,010 doza vaksine antiCOVID.
Janë kryer 712,446 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre, 240,709 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON T'I BËJË VETES NJË DHURATË SPECIALE/ Sulmuesi Vardy: një Fiat 500 të 1996-ës sepse…
Previous article MERKATO E "ÇMENDUR"/ Cavani e do me çdo kusht, Manchester United nis misionin për "Mister" 150 milionësh

s.autor

Postime të ngjashme

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se… Politikë

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se…

OPERACION I BEFASISHËM I SPAK/ Arrestohet në Shkodër Bledar Cafi! Rishpallet në kërkim Indrit Dokle Aktualitet

OPERACION I BEFASISHËM I SPAK/ Arrestohet në Shkodër Bledar Cafi! Rishpallet në kërkim Indrit Dokle

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT