• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
6 vite nga vrasja makabre e Fatjon Barmetës. Drejtësia ka dhënë vendimin. Provokime mes dy familjeve
Home
Aktualitet
Kronikë

6 vite nga vrasja makabre e Fatjon Barmetës. Drejtësia ka dhënë vendimin. Provokime mes dy familjeve

15 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Një konflikt që duket se nuk u mjaftua me një viktimë dhe 3 të burgosur. Mes familjeve Barmeta dhe Boja, gjurmët e gjakut nuk janë fshirë dhe plagët pikojnë ende, e nuk dihet kur do të mbyllen. Vrasja e Fatjon Barmetës 6 vite më parë i mban familjen e viktimës dhe të hasmit në gjendje ‘lufte’.

 

Fatjon Barmeta u vra dhe u varros në vitin 2012 në Klos.Të dënuar për ngjarjen janë vëllezërit Përparim dhe Astrit Boja. Po kështu i dënuar është edhe Fatjon Cani, i cili akuzohet se bashkëpunoi me vëllezërit Boja.

Dy ditë më parë mes nënës së Fatjonit, Nexhmije dhe Ali Bojës, babait të autorëve të vrasjes ka pasur një incident në mes të qytetit të Burrelit. Gruaja e ka akuzuar Ali Bojën se e ka rrahur në mes të qytetit bashkë me vajzën. Në një prononcim për gazetarin Enver Doçi për “BalkanWeb”, Nexhmije Barmeta rrëfen gjithë ngjarjen, ndërsa kërkon drejtësi.

Mund të na tregoni ngjarjen që ndodhi me Ali Bojën?
Isha në Burrel me vajzën time. Ali Boja ishte në anë të rrugës duke kaluar, ai filloi duke qeshur. Unë e pashë dhe ai më qëlloi me shpullë. Ndërhyri goca, edhe gocës i ra me shpullë.

Çfarë bëtë më pas, e lajmëruat policinë?
Lajmëruam policinë. Policia erdhi shumë me vonesë. Kur erdhi policët, Gëzim Murrani, polici u përgjigj shumë keq. Kur fillova të flisja më tha pusho. Shkoi direkt tek Ali Boja ne nuk na pa kush me sy në Burrel.

Si do veproni?
Djemtë e Ali Bojës më kanë vrarë djalin, ma kanë bërë copa-copa. Drejtësi nuk ka. Del edhe Aliu para këmbëve dhe dhunon dy femra. Ka qenë 40 vjet polic dhe dhunon dy femra. Policia e Burrelit nuk bën asgjë. Kërkoj drejtësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Valverde: Real Madridi nuk është dorëzuar për titull
Previous article Fellaini nuk i ndahet Moyes-it, bashkohen tek West Ham?

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT