• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
6 VETA PËR NJË VRASJE/ Si u qëllua 8 herë pas shpine për hakmarrje, Erion Xhenjo
Home
Breaking News

6 VETA PËR NJË VRASJE/ Si u qëllua 8 herë pas shpine për hakmarrje, Erion Xhenjo

16 October, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria dhe policia kanë zgjeruar rrethin e të hetuarve për vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenjo në Shkodër. Mësohet se në atentat kanë marrë pjesë gjashtë persona, ndërsa një prej agresorëve ka qëlluar 8 herë mbi të riun. Një nga pistat e hetimit për ngjarjen është hakmarrja

Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenjo në Shkodër, dyshohet se është kryer nga një grup prej 6 personazh dhe jo dy vetë, siç përshkruhet në pamjet filmike të sekuestruara nga hetuesit.

Në dokumentacionin e siguruar nga “Ora News”, rezulton se dy agresorë janë afruar në lokalin ku i riu po ndiqte ndeshjen e futbollit, Vllaznia-Kastrioti ndërsa të tjerët kanë pasur role të ndryshme

Në këtë vrasje sipas grupit hetimor kanë marrë pjesë, I. Huti, A.Bajraktari, I. Balla, D. Balla dhe Xh. Cafi. Asnjëri prej këtyre personave nuk është gjendur në banesën e tyre, kur policia ka ushtruar kontroll. Në rrugë operative, policia tregon se vrasja e adoleshentit me 8 plumba pistolete “TT”, është kryer për motive hakmarrje.

Në materialin hetimor evidentohet fakti se personi, që ka qëlluar është Bajram Çekorja, djali i Ismet Çekorjes, i vrarë mesditën e 2 shtatorit 2022 në lagjen e tij “Kiras”. Viktima Erjon Xhenje, është djali i xhaxhait të Shkëlzen Xhenjes, i cili është shpallur në kërkim së bashku me Astmer Bilalin për vrasjen e Ismet Çekorjas.

Djali i këtij të fundit, Bajrami, mbrëmjen e 25 Gushtit në Shkodër është shpallur në kërkim pasi së bashku me Tornado Fushën, kanë tentuar të vrasin Alban Bruçin. Policia thotë se nga arratia Bajrami, ka organizuar sulmin me armë duke vrarë 19-vjeçarin, Erjon Xhenjo.

I riu është qëlluar nga një distancë 1 metër largësi, ku vetëm një person ka shkrepur armën plot 8 herë. Autori ka zbrazur të gjithë plumbat, pasi arma e gjetur jo shumë larg vendit të krimit, u gjend pa fishekë dhe me shulin e nxjerrë.

Dy personat që janë afruar me motor pranë lokalit, dallohen qartazi në pamjet filmike, por vetëm njëri prej tyre qëndroi mbi motor ndërsa tjetri hyri në lokal dhe qëlloi mes shumë personave 19-vjeçarin Erjon Xhenje.

Njëri nga dëshmitarët J.S, që kanë qenë shumë afër me viktimën, i ka treguar policisë se:

”…më kujtohet se ka ardhur një motor në të cilin ishin dy persona të maskuar edhe me skafandra. Pasagjeri, që ka qenë mbrapa ishte me një armë në dorë që mesa më kujtohet, ishte pistolete edhe është ulur nga motori. Personi tjetër, ka pritur në rrugë me motor ndezur. Ai që kishte armën pa folur asgjë, është afruar rreth një metër nga djali që ishte në tavolinën ngjitur edhe e ka qëlluar në drejtim të tij. Mu duk se gjuajtja e parë ka qenë në shpinë. Pastaj kam ulur kokën edhe më tej kam dalë me vrap në rrugë, e kam shkuar te hyrja e apartamentit tim dhe ika në shtëpi. Siç e theksova, të dy kokën e kanë pasur të mbuluar me skafandër edhe me maskë të pjesa e fytyrës. Të veshur kanë qenë me rroba të errëta në sportive. Mendoj se të dy kanë qenë të gjatë rreth 185 cm…”./Oranews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EL CLASSICO/ Triumfon Real Madrid, penallti mes polemikash dhe gola
Previous article MEGAOPERACION NË SHKODËR/ Arrestohen 33 vetë. Sekuestrohen kanabis, armë dhe kokainë

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT