• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Këshilla
  • MakeUp
6 veset që po shkatërrojnë ngjyrën e flokëve tuaj. Zbulojini
Home
Bukuria
Këshilla

6 veset që po shkatërrojnë ngjyrën e flokëve tuaj. Zbulojini

23 December, 2017 g.autor Këshilla, Modë

Në rast se iu pëlqen të provoni ngjyra të ndryshme në flokët tuaj dhe në të njejtën kohë përdorni shumë mjete për stilimin e flokëve, duhet të dini se këto dy gjëra nuk shkojnë aspak me njëra-tjetrën.

A e keni vënë re ndonjëherë se sa shpejt zbehet ngjyra e flokëvekur ju përdorni mjete për të drejtuar apo për të bërë flokët kaçurrela? Ka një përgjigje për këtë gjë, sepse flokët e lyer janë më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë. Këtu mund të gjeni edhe disa vese të tjera që sipas revistës “She knows” kanë ndikim shumë të madh në flokët e lyer.

1. Përdorimi i shampos së gabuar

Në rast se ju lyeni flokët duhet të qëndroni sa më larg shampove që kanë në përbërjen e tyrye sulfat. Sulfati vepron si detergjent duke hequr molekulat e ngjyrës nga flokët tuaj. Fatmirësisht tani mund të gjenden shumë lehtë edhe në supermarket shampo që nuk kanë sulfat në përbërje.

2. Larja e flokut me ujë të nxehtë

Uji i nxehtë heq një pjesë të shtresës që mban ngjyrën origjinale të flokut tuaj. Duhet të lani flokët me ujë jo shumë të nxehtë ose me ujë të ftohtë nëse mund ta duroni.

3. Qëndrimi në diell për një kohë të gjatë

Rrezet e diellit janë të dëmshme jo vetëm për lëkurën por edhe për flokun e lyer. Rrezet ultra violet dëmtojnë grimcat e bojës duke e bërë ngjyrën e flokëve më të zbehtë. Për të parandalaur një gjë të tillë mundohuni të përdorni sa më shumë kapelet kur e dini që qëndroni të ekspozuar për një kohë të gjatë në diell.

4. Qëndrimi për një kohë të gjatë në pishina

Klori që gjendet në ujin e pishinave bën që ngjyra e flokëve tuaj të duket pa gjallëri dhe pa shkëlqim. Pasi të kaloni kohën tuaj në pishina, provoni të lani flokët me sodë. Flluskat që krijon soda ndihmojnë që floku të pastrohet nga mbetjet kimike.

5. Larja e shpeshtë e flokëve

Në rast se i lyeni flokët shpesh ju e dini se ditën e parë ngjyra është shumë e fortë. Shumë femra në momentin që lyejnë flokët i lajnë menjëherë, sepse duan që intensiteti i ngjyrës të jetë më i ulët. Por bëni kujdes! Duke i larë flokët menjëherë pas lyerjes dhe shpesh ngjyra e flokut do të zbehet shumë shpejt. Boja ka nevojë të qëndrojë në flokë për të paktën 24 orë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milano me transport publik krejtësisht elektrik në 2020
Previous article Si duhet ta dalloni tensionin e syrit? Shikoni simptomat (LISTA)

g.autor

Postime të ngjashme

DO JETË I PREFERUARI JUAJ! Ky print do të zëvendësojë totalisht modelet me pika këtë verë! Modë

DO JETË I PREFERUARI JUAJ! Ky print do të zëvendësojë totalisht modelet me pika këtë verë!

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë? Modë

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim Modë

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT