Ja se si ndryshimet klimatike mund të na dëmtojnë gjatë viteve të ardhshme:
Periudha më të gjata alergjike: Rritja e dioksidit të karbonit në ajër lejon një numër të madh të alergeneve që të rriten duke çuar në teshtimë, probleme me sy dhe sulme serioze alergjie.
Furnizimi me ujë të pistë: Shkrirjet e akullnajave do të thotë më shumë ujë që nuk avullohet. Kjo bënë që të grumbullohen më shumë ndotës uji.
Perimet me më pak veti ushqyese: Ndryshimi klimatik do të thotë edhe ndryshim në llojet e ushqimit që ne rrisim. Plus, rritja e dioksidit të karbonit në atmosferë mund të ulë vlerën ushqyese të kulturave bimore. Pra, edhe nëse jeni duke ngrënë shumë perime, ato nuk do të jenë aq ushqyese.
Më shumë sëmundje përhapen nga mushkonjat: Temperaturat më të ngrohta do të nënkuptojnë gjithashtu sezone më të hershme dhe më të gjata të mbarështimit për mushkonjat që çojnë në një rritje të sëmundjes së parazitëve.
Rreziku më i madh i sëmundjeve ushqimore dhe të ujit: Rritja e temperaturës ka çuar në një rritje të patogjenëve që mbartin ushqimet. Ushqimi vjen në kontakt me patogjenët, të cilat e kontaminojnë furnizimin me ushqim.
Më shumë vdekje: Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) midis 2030 dhe 2050, ndryshimet klimatike pritet të shkaktojnë afërsisht 250 000 vdekje shtesë në vit, nga kequshqyerja, malaria, diarreja dhe stresi i nxehtësisë./Indeksonline/


