• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
6 MARSI/ Balla: Saliu e Iliri duan votat për t’jua kundërvënë SHBA, Luli është në gjumë ka hallet e veta
Home
Politikë

6 MARSI/ Balla: Saliu e Iliri duan votat për t’jua kundërvënë SHBA, Luli është në gjumë ka hallet e veta

5 February, 2022 Delo.autor Politikë

Në një takim me gratë e vajzat në Lushnje, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla prezantoi Eriselda Sefën si kandidate të Bashkisë së Lushnjes për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

“Kemi një shans historik që në krye të bashkisë Lushnje të kemi një vajzë, që mendoj është gjeja e duhur pasi kemi dështuar me shumë burra në krye të Bashkisë.
T’ju them të drejtën nuk jam i kënaqur me gjërat që gjeta në Lushnje. Lushnja meriton më shume, ia kam thënë Ramës e ministrave.

Po e nis me qytetin, ishte e papranueshme gjendja që gjeta atë ishte quhej përroi i Lushnjes, të kalojë një përrua me atë gjendje nuk ishte e pranueshme.

I kam vënë vetes synim që krishtlindjet ta gjejnë të mbaruar. Për një vit do jemi prap në zgjedhje, ndaj qytetarët nuk harrojnë, ia kam thënë lali Erit, që do e bëjmë më të bukur se Lana, që gratë me fëmijë, pensionistët të përdorin edhe gjelbërimin në krah të saj.

E përmenda këtë sepse është një prej plagëve po janë shumë të tjera. Duhet t’i japim mundësinë qytetarëve që të ndërlidhet me një rrugë sic i ka hije, e të shohësh gjithë horizontin deri në det. Projekti më i madh, do jetë rehabilitimi i pallatave në Lushnje. Kemi menduar që me të vënë në punë pjesën e këtyre projekteve të kalojmë edhe këtë. Ndryshimi më thelbësor, do jetë qasja te pastrimi i qytetit.
Do jetë një gjë tjetër këtej e tutje. Ndryshim thelbësor. Kam patur mundësi të vi në Lushnje që kur isha shumë i vogël, 10 vjec, binte në sy Lushnja e pastër, e gjelbëruar me lule, që ne do ia kthjemë këtë pjesë. Lushnja do jetë qytet me lule në cdo cep. Kështu e konceptoj rolin e deputetëve, nuk jemi vetëm për fjalime në parlament. Duhet të sigurojmë sa më shumë mbështetje për të. Garancia më e madhe për Eriseldën është mbështetja e kryeministrit.

Një kryetar bashkie pa mbështetjen e kryeministrit… Rama i vuri vulën kandidimit të Eriseldës. Në Fier jemi barazim, 3 gra e 3 burra me Eriseldën që prej 7 marsit do jetë kryetarja e re e bashkisë Lushnjes. Me mbështetjen e Ramës, edhe bashkia edhe qeveria.  Në shkodër do fitojmë, është shembulli më kuptimplotë që duke u shndërruar në një bunker të Berishës ku ka hyrë edhe Meta brenda, nuk iu shërbye qytetarëve.

Duhet të vazhdojmë projektet për kopshtet, çerdhet, kam nisur të inspektoj vetë. Dje isha në Bubullimë, ku nuk jam i kënaqu për gjendjen në qendrën shëndetësore. Ishin një staf i mrekullueshëm, 10 vajza që punonin përtej orarit, por ato meritojnë të punojnë në një mjedis si një vend i BE. I gjithë ekipi pranë Eriseldës duhet ta ndjejë e ta dojë Lushnjen. Nuk e ka dashur sa duhet Lushnjes gjithkush që ka qenë deri tani. Po mos ishte Lushnja nuk do ishte mbrojtur as territorialiteti i Shqipërisë, nuk do ishim ne,parlamenti i parë u ngrit këtu. Lushnja ende nuk ka marrë vlerën që i takon. Është koha e duhur t’i japim Lushnjes vendin që i takon. Nuk kemi kohë për eksperimente.

Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe Luli që fle gjumë s’kanë cfarë i japin këtij qyteti. Duhet të flasim edhe me demokratët. Duhet të jemi një ekip, ndaj ju kërkoj trokisni në cdo derë. Në 6 mars duhet të kemi një votë shumë më të madhe se herët e tjera, që unë ta kem zërin më të fortë për të kërkuar më shume te Rama. Ta shndërrojmë Lushnjen në një qytet lulesh sic i ka pas hije Lushnjes. Saliu e Luli kanë hallet e veta ne s’kemi punë me ta. Saliu i do votat për t’jua kundërvënë SHBA bashkë me Ilirin, Luli i do votat për t’ju kundërvënë Saliut, ne për t’i shërbyer qytetit. Tani dallimi besoj është mëse i qartë. ’ u shpreh Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAKSINAT, MASKA DHE IZOLIMI/ Shkencëtarët pranojnë gabimet që kanë bërë gjatë pandemisë me COVID-19
Previous article U MARTUA ME BURRË TË MOSHUAR? Xheisara e "BBVIP" rrëfen për herë të parë të vërtetat e jetës private (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT