• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
500 MIJE EURO DEME/ EUROPOL arreston 40 shqiptarë, vjedhjet e bujshme që ngritën në këmbë…
Home
Breaking News

500 MIJE EURO DEME/ EUROPOL arreston 40 shqiptarë, vjedhjet e bujshme që ngritën në këmbë…

11 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një grup kriminal prej të paktën 40 shqiptarësh janë nën hetim nga Europoli dhe nga policia jonë, ajo franceze dhe gjermane. Grupi dyshohet se ka kryer disa dhjetra vjedhje te bujshme në Francë dhe Gjermani, duke arritur të shkaktonte një dëm prej të pakten 500 mijë euro.

Grupi kriminal kishte banesat target të vjedhjeve të bujshme që ngritën në këmbë 4 polici, dhe antaret e tij dyshohen se kanë përfituar rreth gjysëm milioni euro si pasojë e këtyre goditjeve kriminale, pa anashkaluar dhe efektin e rende psikologjik të krijuar tek viktimat e grabitjeve të tyre. Sipas një njoftimi të berë public nga policia shqiptare dhe europoli, oficerët e policisë shqiptare në bashkëpunim me homologët e tyre gjermanë dhe francezë dhe me mbështetjen e Europolit, javën e kaluar kontrolluan një numër të madh pronash në Shqipëri dhe arrestuan një shtetas të dyshuar se i përkiste një grupi të lëvizshëm të krimit të organizuar.

Hetimi u nis nga autoritetet gjermane në Offenburg në gusht 2017, pasi një grup i krimit të organizuar shqiptar ra në rrjetën e tyre, për kryerjen e një numri vjedhjesh banesash në jug të Gjermanisë.

Në të njëjtën kohë, xhandarmëria franceze po hetonte gjithashtu një grup kriminal shqiptar përgjegjës për më shumë se 45 vjedhje banesash në Francë. Më pas u bë e qartë se të dy autoritetet ato gjermane dhe franceze, po hetonin të njëjtën organizatë kriminale e cila ishte aktive në të dy vendet njëkohësisht. Në fillim të vitit 2018 u arrit në përfundimin se të dyshuarit nën hetim nga xhandarmëria franceze, i kishin zgjeruar aktivitetet e tyre kriminale në Gjermani. Bazuar në këtë zhvillim të ri, autoritetet gjermane të zbatimit të ligjit në Offenburg, morën masa dhe arrestuan në janar të këtij viti 3 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e këtij grupi të krimit të organizuar. Xhandarmëria franceze në Paris arrestoi një anëtar tjetër i këtij grupi, në mars 2018.

Në fazën e fundit të këtij hetimi, Task Forca “Anti Skifter” e policisë shqiptare, ka kontrolluar në fillim të korrikut nëntë apartamente, bare dhe restorante në Tiranë, e mbështetur në vendngjarje nga ekspertë të Europolit, Xhandarmëria Franceze dhe selia qendrore e policisë në Offenburg. Si rezultat, një i dyshuar si pjesëtar i të njëjtit grup u arrestua në Kukës, dhe u gjetën disa sende të çmuara që besohej se ishin rezultat i vjedhjeve të ndryshme.

Hetimet tashmë kanë identifikuar anëtarët e tjerë të këtij grupi të lëvizshëm të krimit të organizuar, që besohet se përfshin mbi 40 vetë të cilët veprojnë si në Francë ashtu edhe në Gjermani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kapiteni Shameti i ka idetë e qarta: Ta zgjidhim që në Shkodër çështjen e kualifikimit në Champions
Previous article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/07/2018/ Çfarë ndodh sot në botë: Nga Samiti i NATO te…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT