Kanë kaluar vetëm pak ditë, që pas datës 3 korrik kur u hapën aplikimet për tu bërë pjesë e policisë, si punonjës të patrullës së përgjithshme dhe të rinjtë janë dyndur për tu regjistruar. Deri tani numërohen 500 të rinj të cilët kanë aplikuar nga gjithë vendi.
Interes të shtuar kanë shfaqur edhe studentët ekselentë që vijnë nga degët e Juridikut, ekonomikut, e teknologjisë së informacionit për tu bënë nënkomisar. Nga këto kategori deri tani numërohen 80 studentë që kanë shkuar për të tërhequr formularët. Burime për News 24 nga Policia e Shtetit kanë bërë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Akademia e Sigurisë, i kanë thjeshtëzuar procedurat e aplikimit.
Policia e Shtetit
Kjo do të thotë që një aplikant për tu bërë pjesë e hetimit të Krimit në tre degët e lartpërmendura nuk do të aplikojë dy herë edhe në portal edhe me dosje fizike, por në mënyrë direkte në Drejtorinë Vendore të Policisë ku do aplikojnë me dosje fizike. Në këtë rast eleminohet portal ku vitin e kaluar aplikantët ngarkuan dokumentet edhe në portal dhe u deshën dy dosje. Tanimë aplikantët do aplikojnë drejtpërdrejt në Drejtorinë Vendore të Policisë ku kanë edhe banimin e përhershëm.
Kujtojmë për të interesuarit se aplikimet për Patrullë të Përgjithshme u hapën me datë 3 korrik dhe mbyllen me datë 3 gusht të këtij viti. Ndërkohë që për studentët me rezultate të larta në tri degët e përcaktuara, mbyllen me 31 korrik, pra në fund të muajit. Për më shumë informacione, mund të klikoni në likun si më poshtë.


